
Në seancën e 25-të të kuvendit të Maqedonisë së Veriut që do të fillojë nesër, do të paraqitet në lexim të parë Projektligji për Regjistrimin e popullsisë, familjeve dhe banesave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, transmeton Portalb.mk.
Regjistrimi planifikohet të realizohet në gjuhën maqedonase, shqipe, turke, rome, vllahe, serbe dhe boshnjake, varësisht nga gjuha që e zgjedh personi që regjistrohet.
Enti shtetëror për statistika në RMV do të jetë institucioni i cili do të udhëheqë regjistrimin, duke u mbështetur nga ministria e mbrojtjes, drejtësisë, punë e politikë sociale dhe ministria e punëve të jashtme.
Shpenzimet e parapara për realizimin e gjithë procesit të regjistrimi janë 522.751.000 denarë. Për personat fizikë që do të shkaktojnë parregullsi në kundërshtim me udhëzimet për Regjistrimin e popullsisë do të ketë dënim prej 200 deri 300 euro.