Na ndiq

Drini

Drini

Strugë, Priftërinjë dhe eskavatorë në parkun përballe plazhit të femrave ?!

Uncategorized

Strugë, Priftërinjë dhe eskavatorë në parkun përballe plazhit të femrave ?!

Priftërinjë dhe eskavatorë janë vërejtur në parkun përballë plazhit të femrave në Strugë, duke ngritur kështu disa pikpyetje për qëllimin dhe veprimet e tyre në këtë zonë atraktive në qendër të Strugës. Kush janë dhe cka bëjnë këto persona në këtë hapsirë ngelet një enigmë për qytetartë e Strugës, të cilët kanë ngritur këtë shqetësim deri tek portali Drini.mk

Nga komuna e Strugës theksojnë se nuk janë njoftuar për ndonjë veprimtari të caktuar në këtë hapsirë, madje sapo kanë marrë informacione si dicka po ndodh kanë dërguar inspektorët në vendgjarje për të parë situatën nga afër dhe për të ndëshkuar cdo veprim antiligjor.

“Nuk ka as leje ndërtimi as ndonjë të drejtë tjetër për këtë hapsirë. Në asnjë moment nuk do lejojmë që dikush të veprojë sipas preferencave të tyre dhe jashtë kompetencave ligjore në zonat publike, këto veprime i përkasin së kaluarës dhe ne nuk do lejojmë të vazhdojnë” thanë për Drini.mk nga Komuna e Strugës.

Dyshimet se në këtë hapsirë kanë për qëllim ndërtimin e një kishe, i ka sqaruar Vasko Golaboski nga Kisha, Shën Gjorgji në Strugë i cili në njëprononcim për agjencinë e lajmeve INA ka deklaruar:

“I mohojmë spekulimet se ka filluar ndërtimi i ndonjë ndërtese fetare apo Kryqi në qytetin e Strugës.  Bageri që është duke punuar në pronën e kishës në “plazhin e grave” po bën pastrimin dhe përgatitjen e tokës për mbledhjen e barit. Kjo është një iniciativë e qytetarëve dhe e Kishës në Strugë, me qëllim rregullimin estetik të kësaj hapërsire. në rendit peizazhit estetik të faqes”, theksoi ai./Drini.mk

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Uncategorized

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top