Na ndiq

Drini

Drini

Maqedonia e varfër do të investojë 18 milionë euro për “Rrotën Panoramike”

Aktualitet

Maqedonia e varfër do të investojë 18 milionë euro për “Rrotën Panoramike”

“Me cilin vendim do të ndërtohet. Nuk vendosim ne. Nuk e di se çfarë pyetje po parashtroni”, u shpreh Koce Trajanovski, Kryetar i qytetit të Shkupit, për televizionn 21.

“Babai” i kryeqytetit Koce Trajanovski thotë se Qyteti i Shkupit nuk ka vendosur për ndërtimin e Rrotës Panoramike, por për këtë projekt po vazhdojnë punimet. Investitor për realizimin e tij është Ndërmarrja e Qarkullimit Publik në Shkup. Ky projekt si pjesë e Shkupit 2014 do të kushtojë 18 milion euro, por në këtë shumë me 1 milionë euro donacion ka participuar Agjencia për Komunikime Elektronike.

“Intensivisht po punohet në rrotën panoramike dhe në urën e re për këtë projekt Ndërmarrja publike për qarkullim ka ndarë 18 milion euro”.

Ndërmarrja e Qarkullimit Publik para dy viteve ballafaqohej me probleme financiare duke mos i dhënë rroga të punësuarve. Për shkak të kësaj gjendje, kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski pati transferuar 27 milion denarë.  TV21 kontaktoi drejtorin e kësaj Ndërmarrje, Igor Janushev, për ta pyetur se a është në gjendje të mirë financiare për ta përballuar këtë projekt. Por ai nuk deshi të prononcohet para kamerës, duke dhënë vetëm përgjigje me shkrim:

“Gjendja financiare e NQP-Shkup është stabile. Ndërtimi i Rrotës Panoramike po zhvillohet sipas dinamikës së paraparë në kontratë. Projekti do të zgjasë 60 muaj dhe gjatë kësaj periudhë ky projekt duhet të jetë gati,  pra më së voni në vitin 2019.”

“Rrota Panoramike” do të vendoset  mes Urës së Gurit dhe Urës “Goce Dellçev”  në një urë të re mbi lumin Vardar, një rrotë gjigante me ulëse me një diametër prej 57 metrave dhe lartësi prej 73 metrave. Objekti me stil baroku do të ketë 30 kabina ku mund të qëndrojnë vizitorët, ndërsa si objekte ndihmëse apo pranë kësaj rrote do të jetë një kafeteri, një dyqan suveniresh dhe restorant.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top