Na ndiq

Drini

Drini

Ziadin Sela mesazh të fuqishëm para liderëve mbarëshqiptarë në Tiranë (Foto)

Aktualitet

Ziadin Sela mesazh të fuqishëm para liderëve mbarëshqiptarë në Tiranë (Foto)

Kryetari i LR-PDSH-së, Ziadin Sela ka qenë në mesin e liderëve shqiptarë të ftuar në kongresin e PDIU-së, e njohur si partia e çamëve e udhëhequr nga kryetari Shpëtim Idrizi. Në këtë takim kanë marrë pjesë personalitetet më të shquar të lidershipit shqiptar, si kryeministri Edi Rama, Ramush Haradinaj, kryetari i shoqatës panshqiptare “Vatra” në SHBA, kryetari i bashkisë së Tiranës Erjon Veliaj, Visar Ymeri nga “Vetvendosja” si dhe mysafirë të tjerë nga Maqedonia, Kosova, Mali i Zi dhe Shqipëria, njofton Drini.mk

Në fjalën e tij Ziadin Sela përballë lidershipit shqiptar apeloi që çështja shqiptare të mos ndahet në çështje çame, çështja e kosovarëve, apo e maqedonasve, por të trajtohet si një e vetmë dhe ajo të jetë çështja e shqiptarëve dhe të mbështetet zyrtarisht nga shteti shqiptar dhe gjitha organizatat e tjera kombëtare.13346815_10153750671601523_2153157680797693321_n

 

Dëgjova kryetarin e PDIU-se, z.Shpëtim Idrizi i cili theksoi se PDIU-ja angazhoet për çështjen çame dhe bashkimin kombëtar. Por une po ju them se çështja çame nuk është çështje vetem e çamerisë por është çështje e gjithë shqiptarëve ashtu siç edhe çështja e Lagjes së trimave në Kumanovë është çështja e gjithë shqiptarëve, Demarkacioni apo “Zajednica” nuk janë çështje vetëm të Kosovës por janë çështje të gjithë shqiptarëve.

Unë jam Ziadin Sela një shqiptar nga Maqedonia, gjatë kohës që isha student në Tiranë shpesh këtu na vëndosnin “mbiemra” si “maqedons”, “kosovarë” , “malazez” apo diçka tjetër, por ne dhe ju duhet ta dini se ne jemi vetëm shqiptarë, kudoqë jetojmë në vatrat tona shekullore etnike.

z.Shpetim Idrizi të uroj zgjedhjen tuaj në krye të PDIU-së me procesin një anëtarë një votë. Vazhdo punën tënde në qeverinë e Shqipërisë dhe kujtoju të gjithëve atje se çështja shqiptare nuk është çështje e politikës së jashtme të Shqipërisë por është çështje e politikës së mbrendshme dhe ato duhet të kujdesen për çdo shqiptarë jashtë kufijve londinez të Shqipërisë” tha mes tjerash Ziadin Sela, transmeton Drini.mk

Kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi tha se partia që ai drejton ka në themel të saj çështjen çame, por është një parti që shkon përtej kësaj çështjeje.

“Etiketimi i PDIU si partia e çamëve është vepër e analistëve të cekët dhe e ndonjë kancelarie fqinje nga padija ose ligësia”, u shpreh ai.13344737_10153750671786523_5745257717434193879_n

“Vendit tonë i duhet një patriotizëm modern, që merr energji nga shqipatarët e ndarë në shumë territore dhe vende të botës, që merr jetë nga heqja e barrierave është patriotizëm i shëndetshëm për kohë tonë. PDIU nuk është parti që mbërthehet pas të shkuarës, vendi ka nevojë për një patriotizëm modern”, tha Edi Rama./Drini.mk

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top