Na ndiq

Drini

Drini

Shkëndija kalon testin e parë në Europa League, “Ballistët” spektakolarë si zakonisht!

Aktualitet

Shkëndija kalon testin e parë në Europa League, “Ballistët” spektakolarë si zakonisht!

Shkëndija e Tetovës ka fituar mbrëmjen e së enjtes me rezultatin 2-0 ndaj Krakovës, në sfidën e vlefshme për turin e parë eliminator të Ligës së Europës.

13565564_10208794901926461_1111398977_n

Ky rezultat e bën edhe më të lehtë takimin e kthimit për kuqezinjtë. Tifozët e kësaj skuadre njihen për mbështetjen që i japin ekipit të tyre. Edhe pse ndeshja luhet ndaj ekipit polak, në shkallët e stadiumit të Shkupit dëgjohen thirrjet “O sa mirë me qenë shqiptar”.

Tifozët e këtij ekipi i kanë kushtuar Kombëtares shqiptare të futbollit edhe një banderolë: “Ti Shqipëri me jep nder, më jep emrin shqiptar”.

Shkëndija e Tetovës fitoi disa javë më parë edhe në Kupën e Maqedonisë, duke mundur Rabotniçkin në finale me rezultatin 2-0.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top