Na ndiq

Drini

Drini

Komuna e Strugës dhe familja Karamurat gëzojnë fëmijët me një park të ri pranë plazhit! (Foto)

Uncategorized

Komuna e Strugës dhe familja Karamurat gëzojnë fëmijët me një park të ri pranë plazhit! (Foto)

Komuna e Strugës dhe komuna e Byjykçekmexhe nga Turqia kanë vazhduar bashkpunimin kësaj radhe duke ndërtuar një park lojrash për fëmijë pranë plazhit në qendër të qytetit. Sot në ceremoninë e inagurimit, kryetari i komunës së Strugës Ziadin Sela, shprehu mirënjohjen e tij për këtë park i cili është financim nga familja Karamurati me origjinë nga Struga por që jetojnë në Turqi, për nder të nipit të tyre i cili në mënyrë tragjike ka humbur jetën në moshën 11 vjecare.

13595805_10208732249442614_825432721_n
13618067_10208732249602618_1997217886_n

“Kemi premtuar parqe, kënde lojrash dhe lirim të hapsirave publike të uzurpuara dhe jemi duke e realizuar këtë premtim. Hapsirat publike do ti rikthejmë të gjitha në disponim të qytetarëve, jo të individëve uzurpatorë që duan të përfitojnë duke ju zënë vendin fëmijëve tanë. Falenderoj z.Kemal i cili është një strugan i vjetër dhe akoma vazhdon të mendojë për vendin e tij. Projekte të tilla do të vazhdojmë të realizojmë edhe në të ardhmen, gjithmonë në shërbim të qytetarëve tanë, të së ardhmes tonë, fëmijëve tanë” tha mes tjerash Ziadin Sela transmeton Drini.mk

“Falenderojmë kryetari Ziadin Sela për punën e tij që po bën për qytetin e Strugës. Ky është një bashkpunim i cili do të pasojë edhe me shumë bashkpunime të tjera. Kjo është një dhuratë për fëmijët e qytetit të Strugës dhe uroj ta gëzojnë të gjithë. Dua ta falenderoj edhe z.Emrah Volina për organizimin dhe angazhimin e tij në gjithë këtë iniciativë” tha z.Kemal nga Turqia në fjalën e tij para të pranishmive.

Më pas famlijarët e fëmijës të ndjerë 11 vjecar, Kerem Kutlu bashkë me përfaqësuesit e komunës së Strugës, vizituan parkun qendror ku tashmë përvec lojrave janë vendosur edhe 60 ulëse të reja dhe kualitative, tavolina si dhe disa paisje për sport shumë të dobishme edhe për të rriturit që praktikojnë aktivitetet fizike në këtë pjesë të qytetit.13633231_10208731970275635_309787029_o 13633317_10208731971235659_1449449420_o 13633451_10208731972195683_1651475674_o

Një pjesë e ulësve si dhe shportave cilësore për hedhjen e mbeturinave pjesë e këtij projekti do të vendosen në zonat të tjera të Strugës sipas nevojës.

Organizatorët e ceremonisë kishin pregatitur edhe ushqime tradicionale me të cilat shërbyen të gjithë të pranishmit si dhe fëmijët e shumtë të cilët menjëherë filluan ti shijojnë lojrat e tyre të reja./Drini.mk

 

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Uncategorized

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top