Na ndiq

Drini

Drini

Struga gati për “K’tu fest”, yjet e estradës të gjithë rreth Drinit të Zi!

Aktualitet

Struga gati për “K’tu fest”, yjet e estradës të gjithë rreth Drinit të Zi!

Festivali artistik “K’tu Fest” tashmë është gati të fillojë edicionin e tretë të tij në qytetin e Strugës. Spektakli do të nisë nga data 24 Korrrik dhe do të zgjasë deri më 29 Korrik. Ashtu si zakonisht, yjet më në zë të estradës shqiptare edhe këtë vit do i prijnë këtij aktiviteti të madh që zhvillohet në qytetin e vogël por të mrekullueshëm të Strugës, njofton Drini.mk

Autorët e këtij organizimi kulturor të mirfilltë, familja Poshka, respektivisht regjisorët Olsa dhe Xhelo Poshka theksojnë se për pesë ditë rreshtë struganët dhe gjithë mysafirët që do të qëndrojnë në këtë qytet gjatë kësaj periudhe do të jenë dëshmitarë të një eventi super të pasur kulturor.

“K’tu Fest” do të zhvillohet në ambientet e “Poshka teatër” ndërsa në të do të marrin pjesë edhe ikonat e artit shqipar si Margarita Xhepa, Robert Ndrenika por edhe aktorë të ri të “Portokallisë” si Gazmend Paja, Romor Zalla, këngëtarë të njohur e të rinjë si dhe artistët e mrekullueshëm të teatrit “Poshka”.

Kjo do të jetë Struga nga 24 deri në 29 Korrik.. Spektakël artistik, diell, plazh dhe mbrëmje të freskëta, prandaj ja vlen!/Drini.mk

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top