Na ndiq

Drini

Drini

Strugë, Të dielën nata e parë e “K’tu fest”!

Aktualitet

Strugë, Të dielën nata e parë e “K’tu fest”!

Nga: Mehmet Latifi/INA

Ditën e dielë, më 24 korrik, në Teatrin “Poshka” fillon edicioni i tretë i festivalit të teatrove  “K’tu fest-2016”, që do të zgjasë deri më 29 korrik në Strugë.

Ditën e dielë, më 24 korrik, do të zhvillohet ceremonia tradicionale e hapjes së festivalit. Kjo ceremoni do të zhvillohet në ora 20.30 dhe filla pas hapjes, dhe fjalës hyrëse, Teatri Poshka i Strugës, për të pranishmit paraqitet me një shfaqje përshëndetëse nga Shkolla Edukimit  Nëpërmjet Teatrit.  Fill pas kësaj do të shpallet çmimi  “Ars Gratia Artis” ndërsa minutat në vazhdim i janë dedikuar  filmit me metrazh të shkurtër i nominuar për “Oscar” – “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughhue, që është bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, realizuar në Kosovë, që për herë të parë konkuron në  “Academy of Motion Pictures Arts and Science”.

Në këtë film luajnë: Lum Veseli, Andi Bajgora, Melihate Qena, Aurita Agushi, Eni Cani, Armond Morina, Eshref Durmishi, Sunaj Raça, Luan Kryeziu, Astrit Kabashi, Xhevdet Jashari, Kushtrim Sheremeti, Fisnik Ademi, Besnik Krapi etj, me asistente të  regjisë,  regjisorja kosovare Blerta Basholli ndërsa drejtor i fotografisë është skocezi Philip Robertson. Filmi është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës dhe është prodhim i shtëpisë filmike “Eagle Eye Films Kosova”,  me producent Eshref Durmishi dhe “Eagle Eye Media Ltd” me producent Harvey Ascott.

Në ditët në vazhdim të këtij festivali do të radhiten shfaqet si vijon:

Shfaqe nga Rumania Kompania Teatrore”Teatru Acum”Cluj paraqet ” Femra…Si një fushë  beteje”, në regji të Laszlo Vadas kun ë rolet e tyre paraqiten  Dana Bontidean  dhe Ionut Constantinescu.

Ditën e tretë, në programin “matine” në ora 11:00, do të shfaqet dokumentari “Matanë malit”  në regji të Merita Cocolit, ndërsa në orët e mbrëmjes, Teatri i qytetit Prishtinë-Dodona do të prezantohet me shfaqen: “Ikja nga Gjermania” të autorit  Ilir Ajdini, në regji të Kastriot Saqipi, ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Brahim Basha, Basri Shala –Virusi.

Ditën e mërkurë, në programin “matine” në ora 11:00, do të shfaqet filmi i shkurtër  “Fjala”  në regji të Arsim Fazliut, në interpretim të: Muzafer Etemit dhe  Blerim Ismanit, ndërsa në programin e mbrëmjes, Teatri Shqiptar Shkup paraqitet me  shfaqen : “Dashnori” , të autorit Harold  Pinter, në regji të Besfort Idrizit ndërsa në rolet i interpretojnë: Fisnik Zeqiri dhe Amernis Jovanovska –  Nokshiqi, me skenografi të Enes Dearit.

Dita e enjte,  28 korrik, në programin e paraditës- “matine”, në ora 11.00,  Teatri “Migjeni” nga  Shkodra  paraqet shfaqen: “Dashuritë e Xhorxh Ëashingtonit”, të autorit  Miro Gavran, përkthyer nga Rudi Erebara, ndërsa në rolet kryesore paraqiten: Sara Smaja,  Kristina Dodaj..

Skena e mbrëmjes përmbyllëse të edicionit të tretë të festivalit “K’tu Fest” i është lënë në dispozicion Teatrit  “Aleksandër Moisiu” nga  Durrësi, që do të paraqitet me shfaqen  “Një jetë me ty”, të autorit dhe regjisorit  Erion Kame, ndërsa rolet i interpretojnë: Romir Zalla,  Suela Bako dhe  Vilma Hodo, ndërsa skenografia është e  Noset Shijakut.

Gjatë ditëve të festivalit, çdo mbrëmje pas programit të rregullt, organizohet  “Super festë Artistë feat publik” ndërsa ditën e fundit, të premten më 29 korrik, në orët e paraditës është paraparë “Takim i hapur artistik”.

Gjatë ditëve të festivalit “K’tu Fest”, do të ketë shumë mysafir të ftuar, sidomos figura të mëdha të skenës artistike të teatrit dhe kinematografisë mbarëshqiptare. (INA)

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top