Na ndiq

Drini

Drini

Robert Ndrenika: Sot është ditë e shënuar për Strugën

Aktualitet

Robert Ndrenika: Sot është ditë e shënuar për Strugën

Legjenda e kinematografisë shqiptare, Robert Ndrenika, njëherësh edhe drejtori Festivalit artistik “K’tu Fest” që fillon sonde në Strugë edicionin e tretë me radhë, ka lënë një mesazh në faqen e tij në Facebook, duke e cilësuar këtë ditë si ditë të shënuar, njofton Drini.mk

“Sot është ditë e shënuar fillon në POSHKA TEATER K-tu FEST !Urojmë SUKSES të gjithanshëm !!!” ka shkruar artisti i popullit Robert Ndrenika.

Ky qëndrim i Ndrenikës është komentuar edhe nga intelektuali i njohur, Shpëtim Pollozhani i cili ka shtuar:

Sot eshte dite e madhe per Strugen. Sot ne Struge do te vijne shume yje te artit dhe te kultures shqiptare . Sot ne Struge ne hapjen e Festivalit K’tu Fest do te jete e Madheja Tinka Kurti. I Madhi Robert Ndrenika. E pazevendesueshmja Yllka Mujo. Sot ne Struge ndodh Art.

Përndryshe, sonte është nata e parë e Festivalit të tretë me radhë “K’tu Fest” që zhvillohet në Poshka Teatër në Strugë. Ky eveniment tashmë grandioz tubon në Strugë yjet e estradës mbarëshqiptare, dhuron spektakël me shfaqje nga grupet teatrore nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia, tubon në Strugë, këngëtarë artistë dhe personalitete të tjerë të shquar./Drini.mk

 

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top