Na ndiq

Drini

Drini

Nata e parë e “K’tu Fest” një mbrëmje magjike plotë vlera! (Foto)

Aktualitet

Nata e parë e “K’tu Fest” një mbrëmje magjike plotë vlera! (Foto)

U zhvillua mbrëmë nata e parë e edicionit të tretë të festivalit artistik “K’tu Fest” në Strugë. Kjo mbrëmje edhe njëherë dëshmoi atë që është thënë për tre vite me radhë rreth këtij evenimenti kulturor. Në “Poshka Teatër” u tubuan ikonat e kinematografisë shqiptare, yjet e filmit shqip, personalitetet e shquara nga sfera të ndryshme të jetës, talentë të rinjë dhe mes tyre edhe dy aktorët e ri por tashmë edhe të famshëm Lumi Bajgora dhe Andi Veseli që me filmin “Shok” morë pjesë në ceremoninë e cmimeve Oscar në Hollivud të SHBA-ve, shkruan Drini.mk

Të pranishmit i përshëndeti regjizorja dhe ideuesja e këtij eventi kulturor Olsa Poshka e cila bashkë me Xhelo Poshkën janë “timonierët” e këtij spektakli madhështor që shëndrron Strugën për një javë në kryeqendër të kulturës shqiptare.13775435_10210214275257314_2802210980251803912_n

Mbrëmja u zhvillua sipas programit të paralajmëruar me një shfaqje përshëndetëse nga Shkolla Edukimit  Nëpërmjet Teatrit.  Fill pas kësaj u shpall çmimi  “Ars Gratia Artis” ndërsa minutat në vazhdim ju dedikuan  filmit me metrazh të shkurtër i nominuar për “Oscar” – “Shok”, me skenar dhe regji të Jamie Donoughhue, që është bashkëpunim ndërmjet Kosovës dhe Anglisë, realizuar në Kosovë, që për herë të parë konkuron në  “Academy of Motion Pictures Arts and Science”. 13754490_10210214321378467_788079220932652093_n 13782115_10210214326218588_716859294565288463_n 13612173_10210214333138761_8765504356237188078_n

Më pas mbrëmja vazhdoi me këngë të mirfillta shqipe, duke mbajtur mysafirët deri në orët e para të mëngjesit në lokalet e “Poshka Teatër”

Sonte në program është nata e dytë e cila do të nxjerrë në skenë Kompaninë Teatrore ”Teatru Acum” nga Cluj i Rumanisë e cila do të paraqitet me shfaqjen ” Femra…Si një fushë  beteje”, në regji të Laszlo Vadas kun ë rolet e tyre paraqiten  Dana Bontidean  dhe Ionut Constantinescu.

Mbrëmja si zakonisht do të vazhdojë me këngë shqip të interpretuara “live” nga artistët pjesmarrës./Drini.mk

Foto: Memet Latifi

13770302_10210214281897480_4794137101096284141_n13606957_10210214290737701_5221933164365071585_n13619799_10210214285417568_3836587618136750255_n
13680542_10210214329018658_3141034570388709794_n
13782115_10210214326218588_716859294565288463_n 13754534_10210214324498545_719270894834223630_n 13619833_10210214322978507_2668706633623594506_n

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top