Na ndiq

Drini

Drini

Në Misllodezhdë u mbajt turneu futbollistik tradicional që tejkalon kufinjtë sportiv! (Foto)

Aktualitet

Në Misllodezhdë u mbajt turneu futbollistik tradicional që tejkalon kufinjtë sportiv! (Foto)

Mbrëmë (E Dielë 24 Korrik) në Misllodezhdë u zhvillua për të katërtën herë me radhë turneu futbollistik tashmë tradicional për këtë vendbanim. Nëntë skuadra të përbëra kryesisht me banorë të këtij lokaliteti karakteristik i cili si gjithë vendbanimet shqiptare është duke vuajtur pasojat e migrimit garuan në këtë turne.

Mexhdi Meta një dashamirës i sportit që jeton në mërgim, është iniciatori kryesor i këtij eventi i cili edhe pse konsiderohet sportiv ai i tejkalon këto kufinjë pasi vec sportit luan edhe një rrol të madh në takimin e banorëve të këtij fshati që jetojnë në mërgim por edhe të atyre që janë shpërngulur në vendbanimet e tjera rreth Strugës me banorët aktual.13835896_10208887613206611_68541341_o 13672437_10208887613966630_1815950101_n

“Ky organizim është një arsye përmes së cilës ne si banorë të Misllodezhdës, takohemi të paktën një herë në vit, duke folur me njëri tjetrin duke u njohur më mirë dhe duke biseduar për cështje të ndryshme që na tangojnë të gjithëve ne. Unë këtë angazhim e bëj me kënaqësinë më të madhe dhe kjo është më e pakta që mund të bëjë një individ për vendlindjen e tij dhe bashkfshatarët e tij” tha Mexhdi Meta për Drini.mk

Në fillim të këtij organizimi, u lexua një referatë përmes së cilës ju urua mirëseardhja në vendlindje të gjithë mërgimtarëve por edhe të tjerëve që ishin mysafirë të këtij turneu, u falenderua organizatori Mexhdi Meta, kryetari i bashkësisë lokale Artim Meta si dhe të gjithë banorët të cilët në ndonjë mënyrë dhanë kontributin e tyre.

Ndehjet u zhvilluan në grupe, ndërsa në finale u përballën skuadra “Mena” dhe “Lenishta” të cilën me shumë meritë e fotoi ekipi “Mena” që përbëhej kryesisht nga futbollistë të këtij fisi të njohur në Misllodezhdë.13816756_10208887613246612_1159346779_n 13672292_10208887610966555_1943879016_n

“Ky organizim është i jashtzakonshëm, Misllodezhda është vendlindja e prindërve tanë, ne gjithmonë do ta kemi në zemër. Jemi shumë krenarë kur jemi këtu, këtu ndihemi plotësisht në shtëpinë tonë, këto emocione janë të papërshkrujtshme. Falenderojmë organizatorët për këtë ide dhe apelojmë që në të ardhmen të punohet edhe më shumë për ta rritur kulturën sportive në fshatin tonë, mos lejojmë individë për ego personale të ndikojnë ta dëmtojnë imazhin e këtij organizimi dinjitoz. Qëllimi i pjesmarrjes është argëtues dhe kjo duhet të respektohet. Sonte takuam shumë shok, miq por edhe familarë, kjo është fitorja më e madhe për ne” tha Faton Xhila, një mërgimtar me origjinë nga ky fshat, që me ekipin e tij “Xhila” dëshmuan një lojë shumë cilësore në këtë turne.

“Ne garojmë me skuadër të re, kemi vendosur të krijojmë një ekip me djem të shkollës fillore. Qëllimi i pjesmarrjes nuk është trofeu, por është shumë më i madh se aq, është njohja, bashkimi dhe organizimi ynë si bashkvendas. Kemi në ekip djem të ri që kanë lindur jashtë dhe që kanë lindur këtu. Ato janë në një skuadër, flasin bashkë, luajnë bashkë dhe afrohen. Kjo është një fitore e madhe e cila uroj të vazhdojë cdo vit” tha Bajram Mena i cili në emër të kafenesë së tij “Kafe Dina” mbështeti vullnetin e disa të 13820382_10208887614286638_155771631_n (1)rinjëve për tu bërë pjesë e këtij turneu.

Enkas për këtë ngjarje sportive kishin ardhur edhe shumë intelektualë, profesorë, biznesmenë, anëtarë dhe drejtues të organizatave të këtij fshati në mërgim, ishin angazhuar dhe ishin pjesë e turneut në Misllodezhdë.

Misllodezhda është një fshat malor në rajonin e Strugës i banuar me shqiptarë. Ky vendbanim dallohet për infrastrukturën e mirfilltë e cila vjen si pasojë e mirëorganizimit të banorëve të këtij fshati, unitetit dhe kontributit të mërgatës të cilët janë kujdesur që ky fshat i vjetër mos ketë shumë dallim nga fshatrat malore evropjane./Drini.mk

 

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top