Na ndiq

Drini

Drini

Sejdin Lloga: E kam për nder që jam shqiptar!

Aktualitet

Sejdin Lloga: E kam për nder që jam shqiptar!

 

85 vjetë sakrificë, rezistencë dhe shumë beteja në shërbim të idealit kombëtar. Sejdin Lloga ish i burgosur politik, do të jetë kryefjala e mbrëmjes së 30 Korrikut (E Shtunë), në Teatrin “Poshka” ku do të transmetohet një film dokumentar për jetën dhe veprën tij, sakrificat e familjes dhe ëndrra për flamurin me shqiponjë.

Me iniciativë të shoqatës të Shoqatës së të burgosurve politik dhe mbështetje të Komunës së Strugës, është realizuar një film dokumentar ku vetë Lloga rrëfen momente shumë delikate të veprimtarisë së tij, shokëve të idealit dhe familjes.

Detaje të pathëna të kohës kur Sejdin Lloga së bashku me disa nga shokët e tij, si Shefit Il- jazi, Olloman Sela, Xhe- vat Lena, Zudi Bakiu etj. më 28 nëntor të vitit 1967 organizojnë aksionin për ngritjen e flamurit shqiptar në disa vendbanime të Strugës, aksion i cili pikaset nga organet e sigurimit të asaj kohe dhe pjesa më e madhe e grupit përfundojnë në burgjet e Jugosllavisë.

Me pjesmarrjen e shumë personaliteteve nga Shqipëria, Maqedonia dhe Kosova në Poshka Teatër do të transmetohet një Minigrafi – Film Dokumentar ku do të flasin shumë personalitete dhe njohë të rrethanave të së kaluarës dhe të sotmes.

E Shtunë 30/07/2016 në ora 20:30 në Poshka Teatër në Strugë, filmi dokumentar ” E kam për nder që jam shqiptar”/Drini.mk

 

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top