Na ndiq

Drini

Drini

Sonte në Strugë Teatri i Durrësit interpreton shfaqjen “Një jetë me ty”!

Aktualitet

Sonte në Strugë Teatri i Durrësit interpreton shfaqjen “Një jetë me ty”!

Sonte në Strugë, në kuadër të festivalit artistik “K’tu Fest” trupa teatrore “Aleksandër Moisiu” i Durrsit do të interpretojë shfaqen “Një jetë me ty” me regji të Erion Kame.

Në rolet kryesore do të jenë aktorët e mirnjohur të skenës shqiptare si Romir Zalla, Suela Bako dhe Vilma Hodo, të cilët publiku strugan do të ketë rastin ti ndjekë nga afër në Teatrin “Poshka” me fillim në ora 21:00.

Me këtë shfaqe do të përmbyllet maratona e aktiviteteve artistike dhe kulturore e “K’tu Fest” për vitin 2016, duke shënuar kështu edhe një vit të sukseshëm dhe shumë të dobishëm për jetën kulturore në Strugë.

Festivali artistik “K’tu Fest” filloi më 24 Korrik ndërsa përfundon më 29 Korrik ku me një takim të artistëve pjesmarrës do të shënohet edhe përmbyllja e këtij eventi në ambientet e “Poshka Teatër”./Drini.mk

 

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top