Na ndiq

Drini

Drini

ODË PËR DASMAT !

Aktualitet

ODË PËR DASMAT !

Muhamet BOROVA

Pushimet verore janë të stereotipizuara me fenomenin e
dasmave.Ata nga njera anë mund te jene dinjitoze, të hapura,teknikisht te perkryera , kurse nga ana tjeter jane me një dekor te uniformuar, me nivelizim të njëjtë, amorfe, me një doze të monotonisë.Dasma është forma
më e lehtë e shprehjes se identitetit personal ,manifestim i pasurisë dhe afirmimit, shijes dhe organizimit, prestigjit dhe kulturës.
Gati të gjitha dasmat karakterisizohen me një spektër te gjërë të ekspresivitetit që shkon nga thjeshtësia dhe deri te megallomania,prej kiçit kah snobizmi,prej botës sonë të brendshme kah bota e jashtme opinioniste.Përmes dasmës orvatemi ta vërejmë efektin bashkues të shijes estetike me mendimin e të tjerëve ,efektin e darkës së pasur dhe komentet lidhur me të.Nuk janë me rëndësi ndjenjat, por ajo që shihet , flitet dhe dëgjohet.Sensi për dasmat tradicionale është shuar.Si reper për vlerën e dasmave janë paratë e harxhuara,numri i të ftuarve,luksi, zhurma e pa artikuluar, të shtënat e pakontrolluara nga armët e ndryshme të zjarrit. Duke e trivijalizuar ambientin gazmor të dasmës në një moment mund të bëjmë diçka që mund të na sjell dhimbje tërë jetën.Duhet të veprojmë mirë sepse ashtu do të jemi në harmoni me vetëveten.Kush dëshiron të gëzohet, ka për çka të gëzohet.Gëzimi nuk vjen nga armët,por nga zemra e hapur.Ndonëse dasma është fryti që një kohë të gjatë është pritur,prandaj duhet të bëhet me zgjidhjen më të mirë.Lista e dasmave është e madhe, por cila do të jetë më e mira? Dasma më e mirë nuk është ajo ku ka shumë salltanet,por dasma ku jemi të disponuar!

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top