Na ndiq

Drini

Drini

Nëna është Nënë!..

Aktualitet

Nëna është Nënë!..

Nga: Lebit Murtishi

 

Nëna është Dhê i Atdheut…Ajo lind, Dheu ushqen; jep bukën, ujin, kripën, emrin, nderin…Ky është ai rrotacioni i padukshëm mistik që shkon përtej lidhjeve historike dhe biologjike në relacionin: Nënë – Atdhe!…Nëna është ajo shenjtore fjalëpaktë që nuk flet shumë për Atdheun, por të jep dashurinë për të, të ve në gjumë me këngë për të, të rrit dhe të bën të vdesësh për të…Nëna është ajo hyjneshë që s’di të flasë, por di të ecë rrugës së nderit dhe di të pështyjë rrugën e turpit…Nëna është ai Diell që të ngroh qelizat e ngrira të shpirtit, kur bien gurë e copa rrufesh mbi djepin tënd të anatemuar nga inkuizitorët e kohës…Ajo mban dorën e vogël dhe zemrën e madhe mbi plagët që i sjell jeta çdo krijese njerëzore…Vetëm nëna duron dhimbjet e lindjeve dhe të rënieve të heronjve, që i japin jetë Atdheut…Nëna është ai mit i lashtë që përkundi në djep të birin e Dheut, Anteun, për të qënë zot i të njëjtit Dhê!… Ajo është arterja më e madhe e zemrës së madhe të Atdheut…Është emër i dimensioneve të papërceptueshëm…E mbi të gjitha e mbi gjithçka: Nëna është Nënë!…

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top