Na ndiq

Drini

Drini

Pollozhani: Një pjesë e Maqedonisë është territor ilir!

Aktualitet

Pollozhani: Një pjesë e Maqedonisë është territor ilir!

Profesori i artit dhe arkeologjisë në Shkup, Mixhait Pollozhani ka thënë se dëshmitë ilire i gjejmë në pjesën dërmuese të Maqedonisë, “gjë që hasen nëpër burimet e shkruar antike, hartat e vjetra historike, materialet arkeologjike, materialet epigrafike”.

A në intervistën për “Koha” shpalos se është marrë me hulumtime arkeologjike, por vetëm në kuadër të projekteve të udhëhequr nga arkeologët tjerë.

“Edhe pse nuk e pata fatin që të punësohem në ndonjë nga institucionet e vendit që merren me përkujdesjen e trashëgimisë arkeologjike, megjithatë nuk më mungon përvoja nëpër ekspedita hulumtues. Kam marrë pjesë nëpër gërmimet arkeologjike të lokaliteteve të shumtë, kryesisht në Maqedoni, por edhe në Kosovë, deri sa edhe në Slloveni. A është Maqedonia ilire? Kjo është një pyetje sa provokuese po aq edhe e ndjeshme. Po është ilire, por jo tërë territori i saj. Por, jo vetëm ilire, sepse në të kanë jetuar edhe popuj të tjerë. Në lidhje me praninë e elementit ilir në territorin e Maqedonisë së sotme, unë kam publikuar disa artikuj shkencor. Dëshmitë ilire i gjejmë në pjesën dërmuese të Maqedonisë, gjë që hasen nëpër burimet e shkruar antike, hartat e vjetra historike, materialet arkeologjike, materialet epigrafike. Vetëm të përkujtojmë fiset lire: dardanët, pajonët, lynkestët, penestët, dasaretët dhe qytetet antike ilire të zbuluara dhe të pazbuluara: Lyhnidosi, Enkelana, Uskana, Drauda­ku­mi, Oeneumi, Skupi, Dam­ast­ioni, Lamud(ava), Herakleja, etj., që janë identifikuar në territorin e sotshëm të Maqedonisë”, ka thënë Pollozhani.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top