Na ndiq

Drini

Drini

U prezantua minigrafia për atdhetarin Sejdin Lloga (Foto)

Aktualitet

U prezantua minigrafia për atdhetarin Sejdin Lloga (Foto)

Ditën e shtunë 28 Korrik, në ambientet e Teatrit Poshka në Strugë, u shfaq filmi dokumentar, “E kam për nder që jam shqiptar”, kushtuar atdhetarit dhe veprimtarit të cështjes kombëtare, z.Sejdin Lloga.

Ky organizim i inicuar nga Shoqata e të burgosurve politik në Maqedoni dhe e mbështetur nga Komuna e Strugës, rikthehu për disa momente në kujtesë të kaluarën e dhimbshme të shqiptarëve dhe sakrificat e tyre për flamurin kombëtar dhe lirinë, duke i ilustruar ato në rastin konkret përmes z,Sejdin Lloga dhe jetës së tij si një shembull i kësaj sfere, shkruan Drini.mk13901997_10208940616211653_1804630331_o

Në këtë eveniment morën pjesë personalitete të njohura nga spektri intelektual shqiptar. Artisyja e mirënjohur Tinka Kurti, Prof.Dr, Agim Vinca, Shpëtim Pollozhani, Mamut Skenderi (SHSHA e Amerikës), Vait Nasufi, bashkveprimtarë, miq dhe familjarë të Sejdin Llogës, të cilët ndoqën nga afër këtë dokumentar që u realizua nga një ekip televiziv nga qyteti i Korcës.13663356_10208940616531661_1015739432_o

“Ai i ka duart si një letër zumpare. Lëkurën e fytyrës e ka si fundi i një liqeni të tharë në Afrikë. Cdo rudhë në fytyrën e tij flet për një betejë. z.Sejdin Lloga ishte një nxënës i shkëlqyeshëm i mësuesve të parë shqiptarë të cilët atëkohë ministri i atëhershë i arsimit Ernset Koliqi i dërgoi në këto anë për ti hapur shkollat e para shqipe. Sejdini gjithë jetën punoj për sistemin e vlerave, gjithmonë ishte në ballë të protestave dhe organizimive politike. Ai është krenar, ai është i lumtur, ai i dha gjitha për shoqërinë, por cfarëbëri shoqëria për të?!” tha mes tjerash Shpetim Pollozhani i cili në cilësinë e kryetari të Shoqatës së të burgosurve politik por edhe si mik dhe bashkveprimtar foli me fjalë miradie për veprimtarinë dhe sakrificën 85 vjet rreshtë të Sejdin Llogës.

Në fund vetë personazhi kryesor i kësaj mbrëmjeje, Sejdin Lloga u ngjit në skenë para të pranishmive, të cilët me pak fjalë i falenderoi për pjesmarrjen dhe për konsideratën që ato kanë lidhur me veprimtarinë e tij kombëtare.13902148_10208940615571637_356873488_o 13902061_10208940616771667_351115623_o

“Ju faleminderit gjithëve. Kjo është një nder i madh për mua. Endërra ime vazhdon dhe misioni ynë akoma nuk ka përfunduar. Duhet të vazhdojmë të punojmë të bashkuar” tha Sejdin Lloga para mysafirëve.

Fjalën e rastit në këtë eveniment e pati edhe z.Mamut Skenderi nga “SHSHA”-ja i cili përgëzoi z.Lloga për kontributin e tij duke apeluar që këto veprime dhe punë të shërbejnë si shembull për gjeneratat e reja.

Organizimi në fjalë u përmbyll me një koktej në të cilin pjesmarrësit diskutuan më hollësisht rreth së kaluarës dhe së ardhmes së cështjes shqiptare në Maqedoni dhe jo vetëm.

Video dokumentari për z.Sejdin Lloga së shpejti do të jetë publik në rrjetin social Youtube, ku do të mundet më detajisht të mësoni rreth jetës së tij, familjes, vuajtjeve dhe sakrificës./Drini.mk

 

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top