Na ndiq

Drini

Drini

E kërkonte gjithë Shqipëria, Nijaz Lena pranoi ofertën e KF Kuksit

Aktualitet

E kërkonte gjithë Shqipëria, Nijaz Lena pranoi ofertën e KF Kuksit

Nijaz Lena është futbollisti më i ri i skuadrës së Kukësit. Pas largimit nga Teuta, mesfushori po ndiqej me vëmendje nga skuadra të ndryshme në Superiore, mes të cilave Vllaznia, Laçi, etj… të cilat kishin kontaktuar me futbollistin strugan.

Por Kukësi i ka bërë menjëherë ofertë konkrete lojtarit dhe njohja e tij me trajnerin Gjoka, i cili e ka drejtuar te Flamurtari, ka bërë të vetën. Ndaj Lena sot është shfaqur në zyrat e klubit dhe ka firmosur kontratën me Kukësin.

nijaz lena

“Mesfushori ka pranuar kushtet e ofruara nga klubi dhe ka firmosur kontratën gjatë ditës së sotme. Shqiptari i Maqedonisë ka mjaft eksperiencë dhe është një afrim mjaft i goditur. Lena ka luajtur për skuadrën e Teutës gjatë sezonit të shkuar, por ka mbajtur veshur për një kohë të gjatë edhe fanellën e Flamurtarit. Futbollisti do të dalë në stërvitje gjatë ditës së sotme me klubin”, shkruhej në lajmërimin e Kukësit që zyrtarizonte lëvizjen e radhës.

 

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top