Na ndiq

Drini

Drini

Tollovia me listat zgjedhore është e qëllimshme!

Aktualitet

Tollovia me listat zgjedhore është e qëllimshme!

Mehmet Latifi- INA

Shumë zhurmë është bërë dhe po bëhet me listat zgjedhore, me votuesit fiktiv dhe “efektiv”. Anëtarët e KSHZ-së që nga fillimi i kësaj “roshomonijade dhe odiseade” të listave zgjedhore, ka dhënë me dhjetra deklarata kontradiktore, njofton agjencia e lajmeve INA.

Fillimisht është thënë se pastrami i listave zgjedhore bëhet në afat prej 3 javë. Pastaj doli se nuk mundet të bëhet pastrimi i listave në atë afat prej 3 javësh. Më vonë u tha se ekzistojnë disa lista: ajo e KSHZ-së, një tjetër e MPB-së, dhe tjetra e Entit Statistikor. Mirëpo këto lista asnjëherë nuk u ballafaquan dhe nuku harmonizuan.

Si rezultat i këtyre listave të shumta, u soll vendimi që sipas një metodologjie të europerëndimorëve të bëhet verifikimi i votuesve “fantom”, në bazë të akuzave të LSDM-së se ka shumë votues fiktiv. Kjo metodologji u realizua por nuk dhanë rezultate të pritura, sepse lista zgjedhore edhe më tej kontestohej dhe u bë mollë sherri që zgjedhjet e parakohshme u prolonguan disa herë-mbase ka të ngjarë që të prolongohen edhe kush e din se sa herë, sepse askush nuk e din se sa votues janë të kontestueshëm-gjithmonë sipas KSHZ-së!

Herë herë thuhet se janë 39.000, herë thuhet se janë 79.000, por flitet edhe për 170.000 votues të kontestueshëm, sepse KSHZ-ja nuk e ka bërë pastrimin dhe qartësimin e duhur të listave zgjedhore.

Problemi tjetër që paraqitet poashtu nga KSHZ-ja, ku pos kontestimit të votuesve –që gjoja janë jorezident dhe nuk janë në vendlindje ndaj  nuk gëzojnë të drejtën e votës- janë adresat e atyre që janë resident.

Shembull konkret është edhe autori i këtyre rreshtave i cili në listat zgjedhore të KSHZ-së, është evidentuar në një adresë, ndersa 2 anëtarët tjerë të familjes së ngushtë, figurojnë në adresë tjetër! Po kush e gëzon të drejtën dhe mundësinë e ndërhyrjes në dokumentet e KSHZ-së, dhe në përpilimin e listave zgjedhore. Prej nga ideja që KSHZ të përcaktojë adresat e qytetarëve? Si ka mundësi që KSHZ të ndryshojë adresën? A është ky rast i vetëm apo ka shumë të tillë që as që e kanë vërejtur? Bëhet kjo nga mosdija, joprofesionalizmi, neglizhenca apo qëllimisht? Për këtë duhet ndokush të sqarohet dhe të deklarohet pse bëhet dhe veprohet kështu. Mos vallë këto janë direktivat politike që duke sajuar e shpikur  lista të posaçme,  asesi të mos definohet dhe të demaskohen vjedhjet e votave gjatë zgjedhjeve të kaluara, me synim që edhe në të ardhmen të veprohet ashtu.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top