Na ndiq

Drini

Drini

Instagram kopjon Snapchatin

Aktualitet

Instagram kopjon Snapchatin

Instagrami ka prezantuar risinë më të fundit të quajtur “Stories”, që është shumë e ngjashme me shërbimin me të njëjtin emër që ka Snapchat. Përdoruesit e këtij rrjeti social tani mund të postojnë foto, video të shkurtra dhe video Boomerang të cilat zhduken pas 24 orësh.

Pasi të merrni përditësimet e fundit të Instagramit, juve do t’ju shfaqet butoni “+” sipër në këndin e majtë të këtij aplikacioni. Pasi të klikoni aty, ju do të keni mundësi të bëni foto, video deri në 10 sekonda si dhe video Boomerang.

Në të gjitha këto, mund të ndërhyni me laps ose me emoji duke klikuar tek butoni ku shihet lapsi sipër në këndin e djathtë. Po ashtu, mund të shtoni tekst, ndërsa keni ne dispozicion edhe “filters” të cilat i ofron Instagrami.

Ju do të mund të zgjidhni se kush duhet t’i shohë postimet tuaja në “Stories”. Sigurisht që nëse llogaria juaj është private, postimet do t’i shohin vetëm ata që ju ndjekin. Por, ju mund të zgjidhni edhe mes ndjekësve tuaj se kush dëshiron të shohë një postim të veçantë.

Njëjtë sikurse në Snapchat, ju do të mund të shikoni se kush ju ku parë fotot dhe videot tuaja.

Si të shohim “Stories” e të tjerëve”?

Sapo të hyni në aplikacion, sipër do të shfaqet një “shirit” i ri. Ju do të lëvizni horizontalisht për të parë se kush ka postuar. Publikimet e fundit të cilat ju nuk i keni parë do të kenë një “unazë” të verdhë ose rozë.

Ende nuk dihet se si do të renditen postimet, por besohet se të parat do të dalin të atyre personave me të cilët keni një lloj “miqësie virtuale”, pra me persona që “shkëmbeni” pëlqime e komente më tepër.

Ju mund të ndiqni edhe “Stories” e personave që ndiqni duke shkuar në profilin e tyre dhe duke klikuar në foton e profilit, gjithmonë nëse aty fotoja do të jetë e rrethuar me të verdhë.

Ju mund të navigoni në “Stories” e të tjerëve duke lëvizur majtas-djathtas. Ju nuk mund të pëlqeni ose komentoni në “Stories”, por mund të çoni një mesazh direkt, ashtu sikurse në Snapchat, duke klikuar butonin sipër në këndin e majtë.

/ Top Channel

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top