Na ndiq

Drini

Drini

Vajza e Obamës punësohet si kamariere…, po fëmijët e politikanëve shqiptarë ?!

Aktualitet

Vajza e Obamës punësohet si kamariere…, po fëmijët e politikanëve shqiptarë ?!

Ajo është e bija e njeriut më të rëndësishëm të botës, quhet Sasha Obama dhe kuptohet qartë që është vajza e presidentit amerikan Barack Obama.

Por, kjo nuk i jep aspak asaj luksin dhe rehatinë e të qenurit “e kamur” dhe të dalë me automjete të shtrenjta, e aq më pak të publikojë nëpër rrjete sociale stoli tepër të çmueshme. Jo se nuk mund t’i ketë…

Ndryshe nga shumë fëmijë politikanësh, në moshën 15-vjeçare dhe në mesin e kësaj stine vere, ajo nuk ka zgjedhur as Floridën apo Kaliforninë për të kaluar pushimet në plazh. Por ka siguruar pikërisht një vend pune verore. Ajo është punësuar me orar jo të plotë në restorantin “Nancy’s” në Martha’s Vineyard të Massachusettsit, sipas asaj që bën të ditur “Boston Herald”.

Dhe çfarë bën aty një 15-vjeçare, për më tepër bijë presidenti? Gjatë kësaj jave ajo është trajnuar sesi të punojë me pajisjen e kasës fiskale, sesi të vendosë në rregull dhe në pritje të klientëve tavolinat nëpër “autobusët” ku shërbehet ushqimi, apo sesi ta lërë gjithçka gati në restorant kur shkëputet për pushimin e drekës.

“Ajo po punon aktualisht në arkën e pagesave në katin e poshtëm”, tha një klient për “Boston Herald”. “Po habiteshim dhe po pyesnim veten, përse ishin 6 persona që po e ndihmonin atë vajzë, por më pas e kuptuan se kush ishte”.

Adoleshenjta raportohet të jetë e shoqëruar gjatë periudhës së punës nga 6 agjentë të Shërbimeve Sekrete, të cilët prisnin jashtë kabinës së restorantit, në stolat e vendosura përreth, teksa ajo punonte.

Çifti Obama i kalon zakonisht pushimet e përvitshme në Martha’s Vineyard, ndërsa restoranti “Nancy’s” është një prej vendeve më të frekuentuara të familjes së famshme amerikane. Puna, sigurisht që i shërben asaj për t’i dhënë eksperiencë, asgjë më shumë, pasi mund të diskutohet që asaj t’i mungojë gjë”.

/ Top Channel

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top