Na ndiq

Drini

Drini

Në hetim për korrupsion ish kryetari i Ohrit!

Aktualitet

Në hetim për korrupsion ish kryetari i Ohrit!

Prokuroria themelore publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar, duke vepruar në bazë të lëndës të njohur në opinion si ‘Jagula’, deri te Gjykata Themelore Shkupi 1 Shkup, ngriti një aktakuzë kundër A.P. për vazhdimin e një vepre penale-keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe kryerjen e veprës penale, pranim të mitos, dhe kundër G.S. si ndihmues për vazhdimin e një vepre penale, keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve, thuhet në njoftimin nga Prokuroria.

“Gjegjësisht në nëntor të vitit 2014, Prokuroria themelore publike për hetimin e krimit dhe korrupsionit të organizuar dha Urdhër për zbatimin e një procedure hetuese kundër 16 personave, midis të cilëve për pesë zyrtar shtetëror të punësuar në Komunën e Ohrit dhe pesë drejtues të shoqërive tregtare. Të dyshuarit u ngarkuan se nga periudha prej vitit 2006 e deri në vitin 2013 gjatë kryerjes së furnizimeve publike për nevojat e Komunës së Ohrit, kanë kryer veprën penale, Keqpërdorim të detyrës zyrtare dhe autorizimeve dhe vepra tjera penale, me çka subjektet tjera juridike janë pajisur me dobi prej rreth 112 milion denar dhe në dëm të komunës”, thuhet në njoftimin e prokurorisë.

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top