Na ndiq

Drini

Drini

JA CILAT MINISTRI JANË REZERVUAR PËR ALEANCËN PËR SHQIPTARËT ?!

Aktualitet

JA CILAT MINISTRI JANË REZERVUAR PËR ALEANCËN PËR SHQIPTARËT ?!

Burime jozyrtare pranë LSDM theksojnë se së paku dy vende ministrore janë të rezervuara për Aleancën për Shqiptarët. Ndërsa, deri tani janë në lojë shumë kombinime se cilat ministri do ti takojnë këtij koalicioni.

“Sigurisht se përkrahja është më shumë se sa aspekti i numrave të deputetëve. Për ne prioritet është programi dhe reformat që duhet realizuar. Do diskutojmë për hapësirën që do të ketë edhe partia e Selës dhe sigurisht për bazë merret proporcionaliteti”, theksuan për INA nga LSDM.

Nga ana tjetër, Aleanca për Shqiptarët nuk ka komentuar asgjë lidhur me formimin e Qeverisë. Vendimi i qartë do të shpaloset të hënën kur kreu i Aleancës, Ziadin Sela do të organizojë një konferencë me mediat për të shprehur qëndrimet për Qeverinë e re, por edhe për dhunën në Kuvend dhe kërkesat e mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje./Monitor.mk

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top