Na ndiq

Drini

Drini

Shtyhet gjyqi për 7,5 milionë eurot e “Magjar Telekom”, paditësit Ahmeti dhe Xhaferri

Aktualitet

Shtyhet gjyqi për 7,5 milionë eurot e “Magjar Telekom”, paditësit Ahmeti dhe Xhaferri

Në Gjykatën Themelore 2 për sot në ora 10:30 u mbajt seanca e radhës kundër ish drejtorit të DSK-së, Sllobodan Bogoevski.

Kundër Bogoevskit,  lideri i BDI-së, Ali Ahmeti dhe ish ministri Musa Xhaferi kanë ngritur padi për shpifje në lidhje me dëshminë e tij për rastin “Magjar Telekom” para gjykatës së qarkut në Nju Jork.

Rasti “Magjar Telekom” është një nga skandalet e mëdha që ka tronditur BDI-në dhe ish-kryeministrin Vllado Buçkovski, nga një dëshmi e dhënë nga një ish-shef  shërbimit sekret për akuza për korrupsion prej mbi 7,5 milionë euro.

Për dhënien e ryshfetit ndaj zyrtarëve të lartë, Prokuroria Publike kah mesi i vitit 2015-të hapi hetim pasi u publikua dëshmia e ish drejtorit të DSK-së, Slobodan Bogoevski para Gjykatës së Qarkut në Nju Jork, ku ai pohon se ish drejtorët e “Magjar Telekom” i kanë dhënë 2,5 milionë euro ish kryeministrit Vlado Buçkovski dhe 5 milionë zyrtarëve të BDI-së, Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, që mos të hyjë ndonjë operator tjerë i telekomunikimit në Maqedoni.

Mirpo  seanca gjyqësore u shty për padinë e liderit të BDI-së Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferit, ndaj kundërzbuluesit Sllobodan Bogoevski, shkruan SHENJA.

Avokatja Biljana Panova, e cila ishte thirrur si dëshmitare, refuzoi të dëshmojë duke u thirrur në fshehtësinë e deklaratës së dhënë paraprakisht për nevojat e gjykimit në SHBA, ndërkaq Sasho Klisarovski I cili po ashtu ka qenë I thirrur në gjykatë, nuk ishte prezent, pasi i njëjti ndodhej në pushim vjetor.

Ali Ahmeti dhe Musa Xhaferi, e padisin kundërzbuluesin Bogoevski për shpifje për shkak të dëshmisë së tij në Gjykatën e Nju Jorkut për rastin “Maxhar Telekom”

Paraprakisht, gjykata ka pranuar për dëshmitarë dhe i ka thirrur avokaten Biljana Panova, noterin Sashko Klisarovski si dhe përkthyesen, para së cilës është dhënë, përkatësisht është verifikuar deklarata e cila është shfrytëzuar për nevojat e procedurës në SHBA. Që këtu, Ahmeti dhe Xhafëeri do të dëshmojnë se deklarata ka qenë e dhënë në Shkup, dhe për të njëjtën është kompetente gjykata e Shkupit dhe jo  në Ambasadën e SHBA-së në Shkup.  Si dëmshpërblim për këto procese, Ahmeti kërkon 3 milion denarë, ndërkaq Xhaferi 2.5 milion denarë.  Seanca e radhës do të mbahet më 4 korrik.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top