Na ndiq

Drini

Drini

KF “Struga-Trim&Lum” sukses historik, ja çfarë thotë biznismeni strugan Mendi Qyra

Slide

KF “Struga-Trim&Lum” sukses historik, ja çfarë thotë biznismeni strugan Mendi Qyra

Sot kam emocione njësoj si atëherë kur midis varfërisë prindërit e mi na blenë një top futbolli, një emocion që shënon një nga fotot më të lumtura të fëmijërisë time.
Klubi i futbollit Struga-Trim&Lum arritën të kualifikohen në Kategorinë e Dytë të Kampionatit të Futbollit në Maqedoni, duke qënë klubi i parë shqiptar që shkon në këtë kategori për një periudhë kaq të shkurtër kohore(vetëm 2 vjet), dhe fituam Kupën Regjonale në Maqedoni.

Ky klub i cili mori jetë para dy vjetësh lindi si një ide Pasioni dhe Bashkimi! Fitoret e tij janë të të gjithë klubeve të mrekullueshëm struganë, mbushur plot me shqiptarë të mirë dhe të talentuar, të cilët e pranuan FC Strugën si ekipin e përbashkët. Çdo kush që luan në ekipin tonë mban në këmbë të gjitha golat e pashënuar të gjithë atyre futbollistëve të pafat që u detyruan për arsye të ndryshme të linin ëndrrën e tyre sportive në mes.Struga tashmë ka një ekip që mbledh tifozerinë e çdo lagjeje në qytet apo fshat, ka dhjetra e qindra djem të atyre ekipeve të nderuar që kishin zemrën në fushë të lojës.

E ardhmja e këtij ekipi do të jetë një mundësi për të gjithë ata që kanë ëndrra dhe ne do të punojmë me çdo forcë, vullnet e pasion që ato të kthehen në realitet.
Falenderoj të gjithë anëtarët e ekipit tonë, ata janë heronj dhe na ka dhënë krenari.

Më besoni që më shumë se gjithshka në botë vlejnë momentet e mira, ato të cilët mund të mbështeten nga paraja por është e pamundur që të blehen nga ajo. Me arritjet e deritanishme ekipi ynë meriton mbështetje nga Insitucionet Shtetërore, që jam optimist që do e kenë, por për çdo rast, unë do jem në krah të ekipit tonë, pasi kam fatin të mbështes ëndrrën e çdo strugani/struganeje!

Shpresoj që ëndrrat e prera të baballarëve tuaj të jenë shtysë për fitore të tjera, që fëmijët tuaj të kenë një shpresë më shumë për të çuar emrin e futbollit strugan sa më lart. Ekipi Struga Trim&Lum është ekipi i çdokujt, është ekipi i struganëve!
Ka diçka më të madhe se paraja, dhe kjo është Dëshira!
Dëshirë për të bashkuar zemrat tona!

Faleminderit dhe njëherë djemtë e mi, ju keni shkruar faqe të ndritura të historisë, na presin faqe të reja, të cilat jam i bindur që do i mbushim me arritje.Luani për emrin e Strugës dhe struganët do të mbajnë mend emrat tuaj përgjithmonë!

Një falenderim të fundit dua ta bëj për lojtarin e 13, për tifozerinë strugane, jeni padyshim lojtari më i mirë në ekip.
Miqtë e mi, ju shtrëngoj duart dhe ju them që jam krenar që jam pjesë e juaja. Faleminderit nga zemra!

mendi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top