Na ndiq

Drini

Drini

Madhështore: Mbi 70 mijë tifozë në Olimpico dhe miliona në gjithë botën i dhanë lamtumirën Tottit nga Roma me lot (Foto/Video)

Slide

Madhështore: Mbi 70 mijë tifozë në Olimpico dhe miliona në gjithë botën i dhanë lamtumirën Tottit nga Roma me lot (Foto/Video)

Francesco Totti i tha lamtumirë Romës në fitoren ndaj Genoas me rezultat 3-2.

Kapiteni romak u largua pas 25 vjetësh karrierë te Roma dhe i përshëndetu ata pas kësaj fitore që i dërgoi direkt në fazën e grupeve të Ligës së Kampionëve.

40-vjeçari arriti të shënojë 307 gola dhe realizoi 197 asistime në 786 ndeshje për klubin e vetëm në karrierë.

Ndaj Genoas ai u fut në minutën 54 nën duartrokitjet e mëdha dhe u largua me një lamtumirë ashtu sic e meritonte.

I gjithë stadiumi Olimpico ishte nën lot pasi idhulli i tyre u largua, por vetëm, pasi miliona tifozë që po e ndjekin këtë takim nga televizori me siguri nuk kanë mundur t’i mbajnë lotët.

Lotët nuk mundi t’i mbajë as legjenda, por edhe shumë lojtarë të Romës, ndërsa më poshtë keni disa fotografi dhe video. /Telegrafi/

Totti taught us that money is not everything. His love for Roma is unconditional. Totti is an epitome of loyalty.

Totti duke qarë në krahët e të birit

As kjo bukuroshe nuk mbajti dot lotët 🙁

Totti i përkulet tifozëve

Një fanellë speciale për një njeri special

Familja Totti duke ecur për herë të fundit së bashku në Olimpico

Fjalimi i fundi drejt tifozëve

Manolas si shumë lojtarë tjerë nuk mundi t’i mbajë lotët

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top