Na ndiq

Drini

Drini

6 mallkimet që duhet të thyejë Reali në finalen ndaj Juventusit

Slide

6 mallkimet që duhet të thyejë Reali në finalen ndaj Juventusit

Mungojnë vetëm 5 ditë nga finalja e madhe e Ligës së Kampionëve, teksa Juventus dhe Real po zhvillojnë përgatitjet e fundit.

Të dy trajnerët kanë deklaruar shpesh, finalet e këtij lloji përcaktohen nga episodet dhe ndoshta edhe…fati. E pikërisht, bazuar tek ky i fundit gazeta sportive spanjolle, Marca ka sjellë gjashtë “mallkimet” e madrilenëve në këtë finale. /albeu.com/

1. Që kur Champions League i zuri vendin Kupës së Kampionëve duke ndryshuar edhe formatin, asnjë skuadër nuk ka arritur ta fitojë këtë trofe dy herë radhazi

2. Që kur është themeluar botërori i klubeve, 17 vite më parë, asnjë skuadër nuk ka arritur që në të njëjtin sezon që fiton këtë trofe, të fitojë edhe Ligën e Kampionëve

3. Frika nga ish-ët. Në 2015, dy gola të Moratas dërguan në finale Juventusin dhe e njëjta gjë kishte ndodhur edhe në vitin sezonin 2003-2004, por me protagonist Morientes, që me Monakon eleminoi ish-skuadrën e tij, “Los Blancos”. Në Madrid i tremben përsëritjes së të njëjti skenar, por këtë herë nga Higuain dhe Khedira, që të dy ish-madrilenë

4. Një tjetër rastësi…në pesë titujt Champions që ka Reali (shto edhe gjashtë të Kupës së Kampionëve, 11 në total), asnjër nuk është fituar në një vit tek siç është 2017. E shtata është fituar në vitin 1998 ndaj Juventusit, e teta në 2000 kundër Valencias, e nënta në vitin 2002 ndaj Bajer Leverkusen, e 10 dhe e 11-ta kundër Atletikos së Madridit përkatësisht në 2014 dhe 2016

5. Rregulli i shtatës. Që kur është krijuar formati i ri, çdo shtatë vjet kupa me dy veshë fitohet nga një skuadër italiane nisur nga 1996 e fituar pikërisht nga Juventusi. Në 2003 ishte radha e Milanit, në 2010 ajo e Interit dhe në 2017 … për këtë duhet pritur 3 qershori

6. Frikë nga ngjyra vjollcë. Me këtë ngjyrë do të jetë “i detyruar” të luajë Reali “mik” në finalen e Kardifit. Kjo është fanela e dytë e skuadër së Zidane, që nuk i ka sjellë fort fat.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top