Na ndiq

Drini

Drini

Berat Buzhala tashmë përkrahë Lëvizjen “BESA”

Aktualitet

Berat Buzhala tashmë përkrahë Lëvizjen “BESA”

Berat Buzhala një nga gazetarët e rrallë shqiptarë që me qëndrimet e tija mbështet Nikolla Gruevskin dhe VMRO-në, tashmë ka dalur publikisht në mbështetje të Lëvizjes BESA, duke lavdëruar atë për “bllokimin” që i bëri qeverisë së re të Maqedonisë, shkruan Drini.mk

“Besa bëri mirë që nuk u bë pjesë e koalicionit qeverisës.

Për Lëvizjen Besa, lëvizjen politike në Maqedoni, nuk është që kam gëzuar ndonjë respekt të jashtëzakonshëm, prej kur ajo është themeluar. Spekulimet e shumta, shpesh më të drejtë, se udhëheqësit e saj mund të janë të inspiruar prej islamit politik, ka qenë arsye e mjaftueshme për t’i ngritur vetullat me dyshim. Sido që të jetë, votuesit shqiptarë në Maqedoni, në masë të madhe e votuan këtë subjekt politik, duke e bërë forcën e dytë më të madhe shqiptare – shumë afër BDI’së me vota.” ka shkruar mes tjerash Berat Buzhala.

Buzhala deri para pak kohësh ishte “armiku” më i madh i simpatizantëve të kësaj partie, të cilët ashpër e akuzonin për qëndrimet e tija në raport me fenë por edhe kombin. “Mos u bëfsh do të lavdërojë Berat Buzhala” shkruanin shumë nga aktivistët por edhe funskionerë e “Besës” në rrjetet sociale vetëm disa javë më parë, por tash kjo moto sic duket duhet të rishikohet edhe njëherë./Drini.mk

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top