Na ndiq

Drini

Drini

Isnik Alimi ne vend te Armando Sadikut

Slide

Isnik Alimi ne vend te Armando Sadikut

Pjesëmarrja në Ligën e Europës dhe largimi i Armando Sadikut drejt një kampionati më cilësor në sezonin e ardhshëm ka vënë në lëvizje klubin e Luganos dhe trajnerin Paolo Tramexani. Ky i fundit është vënë në kërkim të elementëve cilësorë për të përforcuar skuadrën dhe sidomos sulmin, ku largimi i bomberit shqiptar i krijon shumë probleme.
Sipas mediave italiane, emri i parë në listën e Tramexanit është ai i ish-sulmuesit të Shpresave të Shqipërisë, Isnik Alimi. Futbollisti 23-vjeçar, kartoni i të cilit i përket Atalantës, në sezonin e fundit është dhënë huazim te Forli dhe aty ka luajtur me rregullsi në Lega Pro.
Alimi ka luajtur një ndeshje miqësore me fanellën kuqezi në kohën kur përfaqësuesja Shpresa drejtohej nga Skënder Gega, ndërsa më pas nuk mundi të aktivizohej në ndeshje zyrtare për shkak të problemeve me dokumentacionin.
Me sa duket, emri i tij ka qenë në listën e talenteve që Tramexani ka monitoruar në kampionate të ndryshëm dhe duke përfituar nga fakti se ai nuk arrin të gjejë hapësira te Atalanata, ish-ndihmësi i De Biazit është gati ta afrojë te skuadra që drejton.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top