Na ndiq

Drini

Drini

Ambasadorja e Gjermanisë ishte vizitoi Komunën e Strugës

Aktualitet

Ambasadorja e Gjermanisë ishte vizitoi Komunën e Strugës

Ambasadorja e Gjermanisë, znj. Christine Althauser u prit sot në Komunën e Strugës nga Kryetari i Komunës së Strugës, z. Mustafa Zabzuni. Arsyeja kryesore e kësaj vizite ishte përmbyllja me sukses e projektit, përkatësisht donacionit me disa dhjetëra shtretër për fëmijët e [erdhes së fëmijëve ‘’8 Marsi’’. Kryetari i Komunës së Strugës i uroi mirëseardhjen ambasadores, ku njëkohësisht e falenderoi atë për vëmendjen e ve[antë që I është kushtuar qytetit të Strugës. Ambasadorja, znj. Althauser theksoi se ishte e disata herë që ishte në Strugë dhe se donte të dinte më tepër për problematikat në këtë komunë. Para gazetarëve në deklaratën e saj, ajo u shpreh se shpreson shumë që me qeverinë e re të bëhen ndryshime edhe sa i përket decentralizimit në aspektin financiar. Pyetjes se a prisni fundin e krizës me qeverinë e re ajo mes tjerash theksoi : ‘’Pres që reformat e qeverisë të prekin edhe pushtetin lokal, sidomos sa i përket decentralizimit në aspektin financiar’’. Nga ana tjetër nuk harroi që edhe z. Ziadin Sela t’i urojë ‘’ rikthim të shpejtë në jetën politike’’. Më vonë ambasadorja Althauser e shoqëruar nga Kryetari i Komunës së Strugës, Mustafa Zabzuni ndaluan për të parë ambientet e [erdhes së fëmijëve , ku ambasada gjermane ka ndihmuar në formën e donacionit.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top