Na ndiq

Drini

Drini

TARAVARI: UNË JAM PËR NDRYSHIME NË PROJEKTIN “TERMINI IM”

Aktualitet

TARAVARI: UNË JAM PËR NDRYSHIME NË PROJEKTIN “TERMINI IM”

Unë jam për ndryshime. Duhet  të ketë vetëm shpërblime në vend të gjobave për mjekët, paralajmëroi sot ministri i Shëndetësisë Arben Taravari.

Në shënimin e 25-vjetrit të Odës së Mjekëve të Maqedonisë Taravari tha se prej nesër do të ket takim me përfaqësuesit e “Termini im”.

“Unë jam për ndryshime në projektin “Termini im”, ndërsa që nesër do të kem takim me përfaqësuesit e “Termini im”. Pagesa në bazë të punës do të mbetet por nuk do të ketë gjoba. Paga do të jetë 100 për qind, ndërsa do të ketë edhe shpërblime për mjekët, respektivisht për ata që janë më të suksesshëm”, paralajmëroi Taravari.

Shpërblimet për mjekët, sipas tij, duhet që të sigurohen nga paratë e drejtorëve të dytë për klinikat për të cilët, siç tha , këto vende duhet që të hiqen dhe mjetet të kalojnë për disa mjekë të suksesshëm në spitalet.

Ministri paralajmëroi se takimi me ekipin për krijimin e strategjisë të mjekëve do të jetë Strategji kombëtare për shëndetësinë 2017-2020, që sipas tij do të  jetë kushtetutë për mjekët.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top