Na ndiq

Drini

Drini

Fatime Fetai ja për ku po është kandidate serioze?!

Slide

Fatime Fetai ja për ku po është kandidate serioze?!

Prokurorja Speciale Fatime Fetai po shqyrtohet si kandidate e mundshme për të udhëhequr Prokurorinë e Përgjithshme, në vend të Marko Zvërlevskit, ndaj të cilit Qeveria ka nisur procedurën për shkarkimin e tij.

Burime qeveritare për INA theksuan se Fetai është njëra nga kandidatet më serioze dhe pritet të marrë dritën jeshile të të gjitha partive politike, me përjashtim të koalicionit të VMRO-DPMNE.

Prokurorja e prokurorisë speciale, Fatime Fetai, e cila para mediave të premten e shpalli lëndën për mashtrimet zgjedhore, është relativisht e re në moshë, rreth 32 vjeç.

Ajo ka kryer Fakultetin Juridik në Shkup, ku edhe më pas ka përfunduar magjistraturën. Karriera e saj profesionale nga viti në vit ka shënuar ngritje. Fillimisht ajo karrierën në sferën e drejtësisë e ka filluar në Gjykatën e Apelit në Gostivar, ku ka punuar disa vite si bashkëpunëtore profesionale.

Në këtë vend ajo qëndroi deri në vitin 2011, kur edhe u zgjodh si Prokurore në prokurorinë themelore në Shkup. Në këtë institucion ajo ka punuar deri në fund të vitit 2015, kur edhe zgjidhet si prokurore në Prokurorinë Speciale të udhëhequr nga Katica Janeva. Prokurorja Fatime Fetai është lindur në fshatin Negotinë të Gostivarit dhe është e martuar në fshatin Bogovinë të Tetovës. (INA)

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top