Na ndiq

Drini

Drini

Përshkrimi i Taravarit për një ditë pune si ministër

Aktualitet

Përshkrimi i Taravarit për një ditë pune si ministër

Jam nisur për në punë, është herët. Nga xhamat e makinës time ministrore shoh fytyra njerëzish të cilët nuk më shohin, po për të cilët kam të gjithë përgjegjësi…
Para disa ditëve jam emëruar ministër i Shëndetësisë. Dmth ka disa ditë që kam lënë zyrën time të punës, kam disa ditë që zgjohem në 7 të mëngjesit e shkojë në shtëpi në 23 të natês, fëmijët i lë dhe i gjej gjithnjë në gjumë, kurse gruaja dhe prindërit më presin e më përcjellin, jam madje i sigurtë se nëna fle dhe më pak se unë, ajo më ka mua djalë të vetëm dhe është gjithnjë e merakosur.
Kujtoj sa veta i kam parë të ulen në frone mbretërore kur janë bërë ministra, e them me vete që këtu ka diçka që nuk shkon…unë ndjej se në fakt është një karrige druri me gozhda që dalin herës pas here, aspak komode, të paktën imja! E si mund të ndjehem rehat kur ende ka pensionistë që duhet të japin të gjithë pensionin për një analizë?!
Kur ka ende njerëz që sëmuren dhe nuk shkojnë në mjekë se nuk kanë para?!
E nga ana tjetër kur spitalet janë mbushur me mjekë të aftë por të parespektuar financiarisht?!
Kur një nga eksodet më të dhimbshme është pikërisht eksodi i mjekëve që po na i merr Gjermania, Zvicra e bota e zhvilluar!
Këto gjëra mendoj dhe ai kolltuku i zyrës time më duket kaq i parehatshëm!
Shpesh mendoj a do ia dalim?!
Po pastaj më del një punë tjetër dhe nuk e mendoj më gjatë.
Në fakt unë nuk e di a do ia dal, nga ana tjetër di që risku për të mos realizuar 100% vizionin tonë është shumë i lartë, por të paktën esencën po të realizojmë,do jetë sukses!
Unë nuk premtoj që nuk do gaboj, por unë premtoj që do përpiqem ndershëm e maksimalisht për të rivendosur një marrëdhënie të rè Mjekë-Pacientë!
E ndjeja të nevojshme të ndaja këto fjalë me ju. Ju që në fakt jeni bashkëpunëtorët e mi më të ngushtë, jeni motivi që zgjodha të provoj këtë sfidë.
Urimet tuaja janë një provë respekti e dashurie, besimi juaj është privilegj e përgjegjësi.
Unë nuk do realizoj kushtet e një shërbimi mjekësor ideal, Maqedonia nuk mund të jetë një Utopia, por unë do luftoj me gjithë forcat e mia që ju ne të kemi Dinjitet para njëri-tjetrit!
Të jemi Familje, mjeku të jetë shpatulla ku mbështetesh dhe jo xhepi që duhet të mbushësh, e Mjeku vet të ndihet i respektuar maksimalisht në profesionin e tij!

Continue Reading
Advertisement
Lexo gjithashtu...
Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top