Na ndiq

Drini

Drini

U nda nga jeta dr.Shefqet Pollozhani, stomatologu i parë shqiptar i diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup

Slide

U nda nga jeta dr.Shefqet Pollozhani, stomatologu i parë shqiptar i diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup

Dr Shefqet Pollozhani
(02.03.1940 – 11.06.2017)

Dr.Shefqet Pollozhani, ishte stomatologu i parë shqiptar i diplomuar në Fakultetin e Stomatologjisë në Shkup në vitin 1963. Pas mbarimit të studimeve iu përkushtua profesionit dhe më pas specializoi protetikën për ti shërbyer pacientëve deri në vitin 2014, kur pësoi hemoragji-sulm në tru, duke iu përkushtua mijëra pacientëve fillimisht në Qendrën Shëndetësore të Strugës dhe më vonë në ordinancën e tij private.
Dr. Shefqet Pollozhani, nuk ishte vetëm mjek-stomatolog, por ishte vazhdimisht në vijën e parë bashkë me intelektual të tjerë për përmirësimin dhe avansimin e pozitës së shqiptarëve në Strugë e gjetiu.
Ishte ndër themeluesit dhe kryetar i parë i SHKA “Migjeni” nga Struga, dhe shume shoqatave intelektuale shqiptare, ku gëzonte autoritet dhe respekt nga të gjithë.

Sot ai u nda nga jeta, por Struga do ta kujtoj dhe do ta ruaj kujtimin për te në piedestalin e intelektualëve dhe veprimtarëve të mëdhenj, si pjesë e bërthamave atdhedashëse dhe arsimdashëse që nisën dhe ecën proceset e rëndësishme.

E pata këtë privilegj, të jem dhëndërr i tij, ta kem kunat, mik e shok, ta kem bashkëmendimtar të shumë çështjeve që i trajtonte dhe vlerësonte në mënyrën më të drejtë dhe korrekte.

Na iku pa lamtumirë, duke na lënë me kujtimet e tija, me zemërgjërësinë që kishte, me tolerancën, mirëkuptimin për gjithçka.

Prehu i qetë o shok, o mik, o kunat i nderuar, mu aty ku kishe shprehë dëshirën si amanet. Të qoftë i lehtë dheu. Zoti të faltë xhenetin, ndërsa, familjes së ngushtë dhe të gjërë, miqëve, shokëve dhe të gjithë atyre që e njohën ju shprehë ngushëllime.
Mehmet Latifi-gazetar

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top