Na ndiq

Drini

Drini

UEFA VLERËSON LART PARAQITJEN E SHQIPËRISË NDAJ IZRAELIT NË HAIFA

Slide

UEFA VLERËSON LART PARAQITJEN E SHQIPËRISË NDAJ IZRAELIT NË HAIFA

Faqja zyrtare e internetit e UEFA-s, në komentin e saj për ndeshjet e djeshme të kombëtareve, e ka cilësuar si mbresëlënëse paraqitjen e Shqipërisë në Haifa, të mbyllur me suksesin 3-0 përballë Izraelit vendas.

“Armando Sadiku shënoi dy gola të bukur, ndërsa Shqipëria kaloi mbi Izraelin për vendin e tretë falë diferencës së golave pas një paraqitje mbresëlënëse.

Sulmuesi i Zyrihut realizoi të parin me një goditje të ulët nga jashtë zonës në minutën e 22-të ndërsa shënoi për të dyfishuar rezultatin me një gjuajtje nga një distancë edhe më e largët, pak para pushimit të ndeshjes.

Por, Shqipëria nuk kishte mbaruar punë, Ledian Memushaj finalizoi një lëvizje të rrjedhshme ekipore për të mbajtur djemtë e De Biazit shtatë pikë larg dy skuadrave të kreut”, shkruhej në artikullin e UEFA-s.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Slide

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top