Na ndiq

Drini

Drini

LAJMERIM/ NPN PROAQUA- Përdoreni ujin në mënyrë racionale që të mos ketë mungesë

Aktualitet

LAJMERIM/ NPN PROAQUA- Përdoreni ujin në mënyrë racionale që të mos ketë mungesë

NPN PROAQUA Strugë i lajmëron banorët e komunës së Strugës se në sezonin turistik veror ( Qershor, Korrik dhe gusht 2017) për shkak të tempreturave të larta ekziston mundësia për mungesë të ujit të pijshëm.
Për atë shkak dhe me qëllim që të mundësohet që të gjithë konsumatorët nga sistemi i ujësjellësit të kenë ujë të pijshëm dhe për nevojat themelore për jetësë, NPN Proaqua Strugë si dhënësi i shërbimit, apelon që uji të shfrytëzohet në mënyrë racionale dhe vetëm për nevojat e amvisërisë.
Në pajtim me atë që u theskua më lartë, ekipat në NPN Proaqua do të kryejnë kontroll në teren ( m. korrik dhe m. Gusht 2016) dhe vetë konsumatorët e ndërgjegjëshëm janë të detyruar që ti paraqesin dhe nëqoftë se zbulojnë keqpërdorim dhe shfrytëzim jo racional të ujit ( ujitjen e arave, sipërfaqjeve të gjelbërta, oborreve, larjen e automjeteve dhe të ngjajshme) do të ndërmerren masa siç është shkëputja nga rrjeti i ujësjellësit dhe pagesë me çmim më të lartë të ujit në m3.
Në pritje që të gjithë të sillemi në mënyrë të ndërgjegjshme ashtu siç çdo kush të ketë ujë të pijshëm, i përshëndesim të gjithë konsumatorët tanë.

MJP Proakva Strugë
Drejtor
Aqif Ajro

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top