Na ndiq

Drini

Drini

De Biasi mes lotësh i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare!

Aktualitet

De Biasi mes lotësh i thotë lamtumirë kombëtares shqiptare!

Trajneri i Kombëtares shqiptare Xhani De Biazi u shfaq i përlotur gjatë konferencës së sotme për mediat, ku konfirmoi largimin përfundimtar nga Shqipëria.

Tekniku italian lexoi një deklaratë lamtumire, në fund të së cilës nuk i shmangu lotët.

De Biazi e ka theksuar shpesh në intervistat e dhëna për mediat e ndryshme faktin që ndihet pjesë e kombëtares kuqezi.

De Biazi do të mbetet një ndër trajnerët më popullor të kombëtares, për vetë faktin që udhëhoqi për herë të kuqezinjtë drejt një Europiani futbolli.

Kapiteni i përfaqësueses shqiptare, Ansi Agolli, ashtu si shumë kuqezinj të tjerë, ka përshëndetur nëpërmjet një postimi në Instagram trajnerin De Biasi i cili u largua sot zyrtarisht nga drejtimi i Kombëtares.

“Faleminderit Mister! Në 6 vitet tuaja në drejtimin e Kombëtares, na mësuat shumë, na treguat qe forca e grupit mund të sjellë rezultate të pamenduara, e na bëtë të besojmë më shumë tek vetvetja. Bashkë arritëm të shkruajmë historinë e futbollit shqiptar, e emri juaj aty qëndron me shkronja kapitale. Po e lini skuadrën në një nivel më të lartë seç e gjetët para 6 vjetësh, me pretendime për rezultate më të mira e për lojë me të bukur. Për të gjitha këto, jam i bindur që shqiptarët do t’ju mirëpresin gjithmonë. Fundja, edhe ju jeni një prej nesh tashmë. Mirupafshim ne rrethana të tjera, e uroj kurrë si kundërshtarë! Ishte një nder”, shkruan Agolli.

Edhe mbrojtësi Andi Lila ka reaguar me një postim në faqen e tij në Facebook.

Ai e falënderon De Biazin për realizimin e ëndrrës së tij fëmijërisë, pjesëmarrjen në Kampionatin Evropian, si dhe pranon se i vjen për të qarë në një moment të tillë.

“Mister, sapo e lexova sms-në dhe nuk më vjen turp të them që më vjen për të qarë. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë ndarjet! Të falënderoj shumë për gjithçka që ke bërë për mua, më ke ndihmuar të rritem si njeri dhe si lojtar! Realizuat ëndrrën më të madhe të fëmijërisë sime, të luaja në Europian dhe të nderoja vendin tim. Do jesh gjithmonë në zemrën time, Me shumë dashuri Andi Lila!”.

Po ashtu edhe Elseid Hysaj, nëpërmjet një postimi në Instagram ka falënderuar trajnerin De Biasi pas vendimit të këtij të fundit për t’u larguar nga drejtimi i Shqipërisë.

“Faleminderit mister De Biasi që ndryshove Shqipërinë nga një ekip të vogël në një ekip të madh! Faleminderit edhe për ata emocione të paharrueshme në Francë”, ishin fjalët e futbollistit.

Ato shoqëroheshin me një flamur shqiptar dhe fjalët “i vërtetë”, duke nënkuptuar se sa e ndjente tekniku dashurinë për Shqipërinë.

Mbrojtësi debutoi në radhët e përfaqësueses shqiptare pikërisht nën drejtimin e teknikut që kur ishte 19-vjeç, duke u kthyer shpejt në një element kyç të prapavijës kuqezi.

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top