Na ndiq

Drini

Drini

Ministrat e BDI-së në Strugë për tu fotografuar apo për ta zgjedhur problemin e deponisë?!

Aktualitet

Ministrat e BDI-së në Strugë për tu fotografuar apo për ta zgjedhur problemin e deponisë?!

Sot një delegacion qeveritar në përbërje të së cilit ishin Sadulla Duraku ministër i Ekologjisë si dhe Ramiz Merko qendruan në komunën e Strugës ku u pritën nga kreu i Komunës Mustafa Zabzuni me bashkëpuntorët.Në qendër të takimit ishte çështja e deponisë së Strugës në funksion të një zgjidhje afatgjate të kësaj problematike, të cilën qeveria me vite e ka neglizhuar. Megjithatë akoma nuk ka një qëndrim konkret në lidhje me atë se kush do të jetë epilogu final i këtij rasti që po shqetëson banorët e strugës. Ka dyshime se vënia e zjarrit në këtë deponi bëhet nga qarqe të caktuara për përdorim politik, duke dëmtuar kështu jashtë mase ambientin madje akte të tilla në Strugë kanë ndodhur edhe më parë me djegien e pallmave dhe raste të tjera, por për këto akomma po hetohet.

Ajo që ra në sy në këtë takim ishte se ministrat e BDI-së nuk morën ndonjë shënim konkret nga ky takim, duke lënë të dyshohet se edhe kjo vizitë më shumë ishte për një fotografi propagandistike se sa për zgjedhjen e problemit.

Përndryshe qeveria VMRO-BDI  me vite ka neglizhuar Strugën si qytet me shumicë shqiptare madje edhe e ka penguar atë në projketet e saj, vecanërisht gjatë katër viteve të fundit kur në krye të saj qëndronte Ziadin Sela./Drini.mk

Kliko për të komentuar

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Më shumë në Aktualitet

Advertisement

Facebook

Advertisement

Postimet e fundit

To Top