Monday, June 1, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Zbulohet varri monumental i periudhës romake në Shqipëri!

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka ndarë lajmin për një zbulim të rrallë arkeologjik në fshatin Strikçan të Bulqizës, ku është evidentuar varri i parë monumental i periudhës romake në vendin tonë.“Një gërmim i rrallë arkeologjik është zbuluar në Bulqizë në fshatin Strikçan,” ka shkruar Rama, duke e cilësuar këtë si një prej zbulimeve më domethënëse të viteve të fundit në arkeologji.Sipas tij, ky është “varri i parë monumental i periudhës romake në Shqipëri, në tipologjinë e një mausoleumi me elementë të rrallë arkitektonikë e epigrafikë”.Monumenti, me përmasa rreth 9 metra me 6 metra dhe një dhomë funerare 2.40 metra të lartë, përmban një mbishkrim bilingual në latinisht dhe greqisht, i pari i këtij lloji i zbuluar ndonjëherë në zonën e Dibrës.Rama shtoi se mbishkrimi është “kushtuar individit të varrosur Gelliano-s dhe perëndisë Jupiter”, çka e bën këtë objekt unik në kontekstin historik e kulturor!

spot_img