Maqedonia e Veriut po shënon një trend negativ të frikshëm në raport me numrin e popullsisë. Sipas kryeministrit Mickoski, nëse ky trend nuk ndryshon, pas 20 vitesh vendi do të mbetet me më pak se 1 milion banorë.
Sot, mesatarisht një i punësuar duhet të mbajë një pensionist, çka nënkupton një barrë të papërballueshme për sistemin pensional dhe ekonominë kombëtare.
Ky është një sinjal i rëndë alarmi për të ardhmen e vendit – jo vetëm për numrat, por për ekzistencën e shoqërisë, familjes dhe gjeneratave që vijnë.Në vitin 2024 lindën 16,061 fëmijë dhe vdiqën 20,201 persona, duke theksuar se kjo është një rënie natyrore prej 4,140 njerëzish vetëm në një vit.“Gjatë katër viteve të fundit, kemi humbur më shumë se 33,000 banorë, sikur të kishte zhdukur një qytet me madhësinë e Kavadarcit ose Kërçovës. Norma e lindshmërisë ra nga 12.5 për mijë në vitin 2010 në vetëm 8.8 në 2024,” tha Kryeministri.Ai shtoi se në shumë komuna dhe fshatra gjithnjë e më shumë njerëz jetojnë vetëm, gjithnjë e më pak martohen dhe gjithnjë e më pak fëmijë lindin.“Këto nuk janë vetëm numra. Kjo është një heshtje që po përhapet. Kur themi se ata po ‘shkatërronin themelet’, nuk kishim parasysh vetëm korrupsionin, projektet e bllokuara, institucionet jofunksionale nga qeveria e mëparshme. Këtë kishim parasysh gjithashtu. Shkatërrimin e familjes. Humbjen e së ardhmes. Emigrimin si e vetmja zgjedhje.





