Skuadra e FC Drita nga Gjilani ka arritur të marrë një barazim të rëndësishëm në ndeshjen e parë të Conference League ndaj FC Kups në Finlandë. Në këtë sfidë historike për futbollin kosovar, një rol të veçantë luajti mbrojtësi i talentuar nga Veleshta, Blerton Sheji, shkruan Drini.mk
Sheji, i cili u aktivizua për 60 minuta, tregoi një paraqitje të sigurt dhe kontribuoi në mbylljen e ndeshjes me rezultat pozitiv për ekipin e tij. Ai tashmë shihet si një ndër lojtarët më të rëndësishëm të formacionit të Dritës.Sfida të mëdha në horizont
Në vazhdim të fazës së grupeve, FC Drita do të përballet me kundërshtarë të fuqishëm si:Omonia nga Qipro,Shelbourn nga Irlanda,Shkëndija nga Tetova,AZ Alkmaar nga Holanda,Rayo Vallecano nga Spanja.Këto duele pritet të jenë sfida të vërteta për ekipin e Gjilanit, i cili megjithatë po e shkruan me guxim historinë e vet në Evropë.
Karriera profesionale e Shejit nisi në radhët e FC Struga, për të vazhduar më pas tek FC Shkupi, ndërsa tani ai është pjesë e suksesit evropian të Dritës.
Blerton Sheji është tashmë një emër i njohur i futbollit shqiptar dhe një krenari për Strugën, Veleshtën dhe gjithë diasporën shqiptare që e ndjek me pasion futbollin, shkruan Drini.mk





