Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Rama: Ksamili, Dhërmiu janë abuzuar nga injorantët, do ti lirojmë për qytetarët pa pagesë!

Qeveria pritet të prezantojë një plan të ri për menaxhimin e bregdetit. Kryeministri Edi Rama, teksa prezantoi vizionin për “Shqipërinë turistike 2030”, tha se Ksamili dhe Dhërmiu do të kthehen në plazhe publike që do menaxhohen nga bashkia dhe së shpejti do të përcaktohen edhe të tjerë.

Kryeministri pati kritika të ashpra për mënyrën se si është menaxhuar sezoni veror në Ksamil, të cilin e quajti një plazh të dhunuar. Kjo perlë e natyrës shqiptare, tha Rama, nuk mund të jetë më pre e injorantëve që e shikojnë një tokë për t’u pushtuar dhe ku vizitorët të trajtohen si ‘skllevër’. Sipas kreut të qeverisë, nuk mund të vendosen çmime marramendëse thjesht sepse ndodhesh në Ksamil, “kur vetë s’ke asnjë kontribut as për ngjyrën e detit, cilësinë e rërës apo bukurinë që e rrethon”.

spot_img