Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

DW: Struga humb rininë! E uzurpuar dhe politizuar nuk jep më shpresë!

Struga është ndër komunat me shkallën më të lartë të migrimit. Mbi 61% e të rinjëve duan të largohen, në 20 vitet e fundit 40% e rinisë e ka lëshuar vendin, thuhet në një raport të Dojçe Vele.

Korrupsioni, pasiguria personale, ekonomia dhe në përgjithësi atmosfera e jetës e krijuar kryesisht nga politika në këtë qytet janë arsyet që të rinjtë nuk e gjejnë të ardhmen e tyre në vendlidje.

Struga dikur qytet me natyrë të bukur, kulturë dhe jetë të shëndetshme sot është shëndrruar në një qytet të parregullt me ndërtime pa leje, uzurpime të pronave publike, korrupsion, partizim të institucioneve, ambient të ndotur, deponi të rrezikshme dhe me rini të dëshpëruar e të devijuar!/Drini.mk

spot_img