Kroacia ka asgjësuar 4 ton me domate shqiptare, pasi ato rezultuan të ishin të spërkatura 5 herë më tepër se norma e lejuar me helmin që vret insektet chlorfenapyr.
Domatet e rrezikshme u groposën nga shteti kroat.
Në njoftim zyrtar të EFSA është publikuar rezultati i analizave laboratorike, ku niveli i ngarkesës së lejuar është 0.01mg\kg, ndërsa rezultati kap vlerën e 0.06 mg\kg.
Domatet e rrezikshme janë prodhuar në tokat bujqësore të Beratit.
Ndërsa në datën 22 gusht po shteti Kroat ka asgjësuar 5 ton pjeshkë nga Divjakë, sepse në këtë frut është gjetur prezencë e lartë e metalit të rëndë nikel.
Përdorimi pa kriter i këtyre kimikateve sjell pasojë serioze për shëndetin e konsumatorit, nga rënia e imunitetit e deri tek infertiliteti, duke penguar realizimin e shtatzanive.





