Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Pronarët e “Misa Market” marrin auto kampin Treska në Radozhdë!

.Pronarët e “Misa Market” marrin kampin Treska në Radozhdë!

Anton dhe Vasil Misa nga Struga, pronarë të rrjetit të marketeve Misa, së bashku me biznesmenin nga Ohri, Goran Trpeski, i njohur për ndërtimin e banesave në Ohër, morën kompaninë “ZKV Konsalting” nga pronari vevçanas Zoran Kalanoski dhe e riemërtuan në “Kamp Treska Doo”. Me këtë veprim, me gjasë janë zgjidhur marrëdhëniet e mëparshme pronësore-juridike dhe janë krijuar kushtet për investime të reja.

“Jemi në fazën e marrjes dhe planifikimit të hapësirës. Duam të jetë kamp modern me objekte shoqëruese, restorant dhe eventualisht hotel, ashtu siç parashihet në Planin e përgjithshëm urbanistik. Kur të kemi diçka më konkrete, do t’ju njoftojmë,” – deklaroi Anton Misa, transmeton Faktor.mk.

Auto-kampi “Treska” u ndërtua në vitin 1976, ndërsa në vitin 1997 ndaloi së funksionuari dhe hyri në falimentim.

Dikur ky vendbanim turistik, i vendosur në fshatin Radozhdë buzë liqenit të Ohrit, kishte 300 kamp karavane, 20 shtëpiza dhe apartamente, si dhe dhoma hoteli.

Gjatë viteve të kaluara, Komuna e Strugës dhe Agjencia për Promovimin e Turizmit shpalleshin si të paautorizuara për mirëmbajtjen e vendbanimit turistik dhe për mediat përgjigjeshin se nuk mund të ndërhyjnë në mosmarrëveshjet e pazgjidhura pronësore-juridike.

Informacioni i fundit mediatik është se në vitin 2019 ishte caktuar procedura për shitjen e pasurisë së kompanisë “Treska” përmes administratorit të falimentimit Radosllav Qiprovski nga Shkupi. Mirëpo, Gjykata Themelore Shkup 2 një ditë më parë vendosi ta ndalojë procedurën e shitjes. Nuk dihet nëse edhe ky kompleks turistik ka qenë pjesë e asaj procedure.

A.K – Faktor.mk

.

spot_img