705 fermerë nga Struga përfitojnë kartela për naftë të gjelbër në vlerë prej 6.5 milionë denarësh ka njoftuar zv.ministri i bujqësisë Albrim Hoxha.
“Sot vizitova Njësinë Rajonale të Ministrisë së Bujqësisë në Strugë, ku ndoqa nga afër procesin e shpërndarjes së kartelave për fermerët. Gjithashtu, pata mundësinë të vizitoj edhe njësitë rajonale të Inspektoratit të Bujqësisë dhe Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.
Fermerët e Strugës, me punën dhe sakrificën e tyre të përditshme, janë themeli i zhvillimit rural dhe bujqësor. Detyra jonë është t’u qëndrojmë pranë, jo vetëm me fjalë, por me mbështetje konkrete dhe të prekshme.” Ka shkruar Hoxha, transmeton Drini.mk





