Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Abdurramani: Tre prioritetet kryesore për Strugën!

Shkruan: Riat Abdurramani

Me shkas: Lufta për ujë, rrugë dhe ajër të pastër në kohën e inteligjencës artificiale

… ditari për kandidatët që duan t’i marrin votat dhe për qytetarët që nuk duan më të mashtrohen (të bëjmë sikur):

Prioritetet e domosdoshme (jo për luks, por për jetë):

  • Zgjidhja e problemit të ujit
  • Largimi i deponisë nga qyteti
  • Kanalizime për të gjithë

Punë “sekondare” (në mundsh):

  • Rregullimi, larja, pastrimi dhe zgjerimi i rrugëve kryesore dhe lokale.
  • Pastrim i qytetit dhe fshatrave
  • Largimi i veturave nga trotuaret
  • Makineri moderne për pastrim (fshesa e kashtës ka dalë prej mode)

E fundit (nëse ke këllqe):

  • Shkollat pa politikë, sepse brezi i ardhshëm nuk ka nevojë të mësojë abetaren me ngjyra partiake.
  • Stop punësimeve “me hatër”, se komuna s’është as zyrë punësimi për kushërinj, as reality show “Big Nepo”.
  • Largë duart nga privatizimi i pronave të qytetit, se qyteti s’është dyqan me ulje ku secili merr “nga një parcelë”.

Bonus i sinqertë:

  • Nëse s’mund të bëni gjithçka, bëni të paktën më pak hajni dhe pak më shumë punë!

PS. Kjo do të ishte një ëndërr e bukur!

spot_img