Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Fatmir Dehari takon Xhakën Nel! Kërkon mandatin e pestë me radhë!

Kryetari i komunës së Kërçovës Fatmir Dehari katër herë ka qenë kryetar komune, tre herë i Kërçovës dhe një herë i Osllomejt. Ai tash kërkon edhe një mandat (të pestin) për të njejtën pozitë.

Në rrjetet sociale së fundmi ka postuar një fotografi me personazhin karizmatik nga Kërçova të njohur si “Xhaka Nel” i cili u bë shumë popullor me intervistën e tij për mungesën e ujit në fshatin Trapçindoll të Kërçovës.

Xhaka Nel përsërsëri duket shkëlqyeshëm në këtë paraqitje, por problemet dhe sfidat e kërçovarëve ngelen të njejta. Qyteti e sidomos zonat rurale ballafaqohen me probleme infrastrukturore, vështirësi ekonomike dhe ikje masive e rinisë.

Çka i tha Xhaka Nel, z Dehari nuk dihet, por duke pasur parasysh karakterin e tij, ai me siguri ka kërkuar angazhim serioz për përmirsimin e kushteve të jetës në vendlindjen e tij.

VIDEO që u bë virale:

spot_img