Saturday, June 6, 2026
spot_imgspot_img

Më të klikuara

spot_img

Dollogozhdari Isnik Alimi shtylla e mesfushës së Maqedonisë

Futbollisti shqiptar nga fshati Dollogozhdë i Strugës, Isnik Alimi, po konfirmon gjithnjë e më shumë vlerën e tij në arenën ndërkombëtare. Mesfushori është shndërruar në një nga lojtarët më të rëndësishëm të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut, duke qenë i padiskutueshëm në pozitën e tij.

Në dy ndeshjet e fundit miqësore, kundër Arabisë Saudite dhe Lihtenshtajnit, ku Maqedonia e Veriut arriti fitore bindëse me rezultatin 5–0, Alimi ishte jo vetëm titullar, por edhe lojtari me ndikim më të madh në mesfushë. Me qetësinë dhe përvojën e tij, ai kontrolloi lojën, organizoi aksionet dhe dha siguri në fazën mbrojtëse shkruan portali Drini.mk

Falë paraqitjeve të shkëlqyera, Alimi shihet sot si një shtyllë e fortë e skuadrës dhe një lider i heshtur në fushë. Pritet që roli i tij të jetë edhe më i madh në sfidat e ardhshme, ku Maqedonia e Veriut synon rezultate të tjera pozitive në garat ndërkombëtare./Drini.mk

spot_img