Në kuadër të projektit “Përballja me ndotjen e ajrit – faza 2”, i cili realizohet në partneritet me Ambasadën e Suedisë në Shkup, Zyrën e Programit për Zhvillim të Kombeve të Bashkuara (UNDP) dhe komunat Strugë, Strumicë, Kumanovë, Kavadar dhe Gostivar, sot Komunës së Strugës iu dorëzua një makinë moderne për pastrimin e rrugëve, prodhim i kompanisë BRAKO nga Velesi.
Për përdorim efikas të makinës, u organizua një trajnim i shkurtër për të punësuarit në NP Komunale Struga, të cilët do të operojnë me të gjatë periudhës së ardhshme.
Me këtë donacion dhe me ekipin e trajnuar nga NP Komunale Struga, pritet përmirësim i ndjeshëm i higjienës urbane dhe cilësisë së ajrit në qytetin tonë.





